Hilari Klinton argëtohet me birra dhe wisky në klub nate në Kolumbi
KOLUMBI- Popullariteti gjithnjë e në rritje i Sekretares Amerikane të Shtetit Hilari Klinton ka marrë një tjetër shtysë me imazhet e dëfrimit të saj në në një klub nate në Kolumbi, fotografi të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale në internet. 64-vjeçarja shfaqet në një seri fotografish duke pirë birrë, duke kërcyer e duke u argëtuar në Kafe Havana, ku ndodhej të shtunën në mbrëmje.
Zonja Klinton e cila ishte në Amerikën e Jugut për Samitin e Gjashtë të Amerikave u shfaq në barin e populluar pak pas mesnatës me një grup miqsh dhe truprojat e saj. Stafi i barit tha se ajo qëndroi për rreth 30 minuta dhe porositi 12 birra, dy gota wisky dhe shishe me ujë. Klinton kërceu rumba, ndërsa banda luante tinguj kubanë dhe para se të largohej Klinton i la 40 dollarë bakshish kamarierit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)