E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan rrembimin me force te minorenes arrestohen dy te rinj

Pogradec dy te arrestuarit ekici dhe Alia tentuan te fusnin me force ne makine nje 16-vjecare

Dy te rinj nga qyteti i Pogradecit jane vene ne pranga nga policia pasi kane tentuar te rrembejne me force nje minorene. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne kete qytet kur vajza ka qene duke kaluar dhe nuk u eshte pergjigjur pozitivisht fjaleve ngacmuese te dy te rinjve Denis Cekici dhe Aurel Alia. Te gjendur perballe injorimit te tyre nga ana e adoleshentes 16-vjecare te rinjte kane vendosur te hakmerren duke ndaluar makinen me te cilen po leviznin dhe kane tentuar ta fusin me force ne automjet. Por nderhyrja ne kohe e kalimtareve dhe njoftimi i uniformave blu parandaloi nje rrembim te mundshem dhe pasojat qe do te vinin nga ky rrembim. Madje pas arrestimit te dy te rinjve dhe marrjes ne pyetje te adoleshentes 16-vjecare rezultoi se nuk kishte asnje njohje mes tyre dhe shkak per rrembimin eshte bere vetem injorimi i ngacmimeve dhe kundershtimi i kerkesave te djemve. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare policore sipas te cilave dy persona jane arrestuar nga policia lokale me akuzen se kane tentuar te rrembejne ne nje makine nje vajze 16-vjecare nga ky qytet.

Ngjarja

Policia informoi se jane arrestuar ne flagrance shtetasit Denis Cekici 26 vjec banues ne lagjen 4 Pogradec dhe Aurel Alia 31 vjec banues ne lagjen 5 Pogradec pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 5.2.2011 rreth ores 2130 ne unazen e Pogradecit ne lagjen 5 kane tentuar te marrin me force ne mjetin e tyre tip Volkswagen Golf me targe PG 2870 B shtetasen V. H. 16 vjec banuese ne Pogradec. Sipas burimeve policore mesohet se mes tre te rinjve nuk ka pasur asnje njohje me perpara dhe ky veprim i dy djemve te rinj ka ardhur si pasoje e kundershtimit te fjaleve ngacmuese ndaj 16-vjecares. Po sipas burimeve policore vepra penale e konsumuar ne kete rast nga dy te rinjte e arrestuar Cekici dhe Alia eshte ajo e Rrembimit te personit ne bashkepunim e mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 10925 dhe 22 te Kodit Penal. Materialet per keta dy shtetas i kaluan Prokurorise Pogradec per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›