Garda Nuk i fshehem asnje dokument prokurorise

Reagimi pas shkrimeve ne media per nje humbje te serverit te radionderlidhjes. Deklarata Nuk ekziston nje server i tille ne garde dhe asnje urdher nuk i eshte fshehur organit te akuzes
Garda e Republikes deklaroi se ka bashkepunuar dhe po bashkepunon me organet kompetente shteterore per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit ne Tirane. Permes nje reagimi zyrtar publik nisur nga disa shkrime ne median e shkruar per fshehje te urdhrave te dhene nga Garda e Republikes per efektivat e saj me 21 janar ky institucion ka deklaruar se e gjithe veprimtaria e vet eshte e dokumentuar ne shkresa qe kane qene jane dhe do te jene te disponueshme per organet e drejtesise. Po nepermjet ketij reagimi Garda e Republikes ka bere te ditur se te gjitha komandat qe jane dhene per efektivat e saj ne daten 21 janar gjate demonstrates se opozites prane Kryeministrise jane te dokumentuara me shkrim. Ne komunikaten zyrtare per shtyp garda sqaron Nisur nga publikimet e sotme ne dy media te shkruara mbi te ashtuquajturat zhdukje te servereve te radionderlidhjes se Gardes se Republikes apo fshehje te urdhrave informojme se keto pretendime jane spekulime dhe genjeshtra te pastra te servirura me qellim per te keqinformuar publikun. Me tej ne sqarim garda shpjegon Se pari ne Garden e Republikes nuk ka ekzistuar kurre asnje server radionderlidhjeje e aq me pak te jete zhdukur nje i tille apo tu fshihet organeve te hetimit. Se dyti te gjitha komunikimet ne rrjetin e radionderlidhjes jane te evidentuara me shkrim nga Qendra e Drejtimit te Gardes. Ato kane qene dhe jane ne dispozicion te hetimit dhe organeve perkatese sa here te kerkohen nga ato. Ju informojme se Garda e Republikes ka pasur nje bashkepunim konstant qe nga dt. 21.1.2011 e ne vazhdim me institucionet perkatese te hetimit per tu vene ne dispozicion te gjitha materialet qe jane kerkuar konform rregullave ligjore ne fuqi. Me kete rast sigurojme qytetaret shqiptare dhe opinionin publik se Garda e Republikes ka bashkepunuar e po bashkepunon pa asnje rezerve dhe me gatishmerine maksimale me te gjitha institucionet perkatese per nje hetim te plote e te gjithanshem per ngjarjet e 21 janarit - perfundon reagimin Garda e Republikes.