E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Bllokadat, mënyra e vetme e protestës

Goran Bogdanovic

Situata është qetë. Me tension, por qetë. Derisa doganierët shqiptarë do të jenë në pikat në Bërnjak dhe Jarinje, kështu deklaroi për mediat i ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Ai theksoi se Serbia pret përgjigje nga Brukseli për iniciativën e saj për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

I pyetur për afishet e KFOR-it, sipas të cilave bllokada e rrugëve nuk është mënyrë për të shprehur protestën, Bogdanoviç tha se barrikadat janë mënyra e vetme për të shprehur protestën ndaj akteve të njëanshme të Prishtinës.

Sipas ministritë serbët e veriut të Kosovës janë të vendosur të mbrojnë interesat e tyre, dhe nuk duan që veriu i Kosovës të jetë nën kontrollin e Prishtinës. Serbia e ka dorëzuar një propozim në Bruksel, sipas të cilit doganierët dhe policët shqiptarë nuk duhet të jenë në pikat kufitare të veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›