E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet skafisti, trafikoi 13 klandestinë

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Trafiku i klandestinëve nga Vlora në Bridizi ka çuar në pranga rreth një vit pasi çoi gomonen e fundit me klandestinë. Prej më shumë se tre vitesh, ky është rasti i parë kur në pranga vihet një shqiptar për trafik klandestinësh. Një skafist nga Vlora është vënë në pranga, pasi dyshohet se në tetor të vitit të shkuar ka dërguar në Itali 13 klandestinë. Mjeti lundrues është nisur nga brigjet e Vlorës dhe është ndaluar nga Guardia di Finanza sapo ka pekur tokën italiane. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë italiane, të cilat citohen në të përditshmet përtej Adriatikut.
Operacioni
Burime zyrtare të policisë në zyrën e Guardia di Finanza të Brindizit thonë se i arrestuari është Eduard Kulla, 39 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Kulla është nën akuzë zyrtare të favorizimit të emigracionit të paligjshëm dhe do të gjykohet nga drejtësia e Brindizit, në gjendje arresti me burg pa afat. Prokuroria e Brindizit bëri të ditur se Kulla është provuar se, së bashku me një person tjetër, ka kryer një udhëtim nga brigjet e Vlorës në ato të Brindizit, me 13 klandestinë shqiptarë, që të gjithë djem në moshë nga 20 deri 35 vjeç nga zona të ndryshme të Shqipërisë. “Eduard Kulla është organizator i nisjes së gomones për në Itali në mënyrë klandestine dhe ka drejtuar si skafist këtë mjet lundrues, derisa ai arriti në Brindizi ku dhe u lokalizua dhe u bllokua nga rojet bregdetare”, - bënë të ditur zyrtarët e Prokurorisë së Brindizit.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën u bë arrestimi i Kullës, sipas prokurorisë së Brindizit, ka ndodhur në tetor të vitit që kaloi. Gomonia u lokalizua në zonën e “Giancolas”. Sipas prokurorisë, 13 shqiptarët që u gjetën në gomone, u dërguan me tragetin më të parë që u nis po atë ditë që u zbuluan, me linjën Brindizi-Vlorë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se hetimet kanë provuar se i arrestuari, së bashku me një person tjetër, kanë kryer një udhëtim nga brigjet e Vlorës në ato të Brindizit, me 13 klandestinë shqiptarë. Personat që kërkonin të kalonin ilegalisht në tokën italiane ishin të gjithë djem në moshë nga 20 deri 35 vjeç nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Ndërsa Eduard Kulla është cilësuar si organizator i nisjes së gomones për në Itali në mënyrë klandestine dhe ka drejtuar si skafist këtë mjet lundrues, derisa ai arriti në Brindizi ku dhe u lokalizua dhe u bllokua nga rojet bregdetare.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›