Gjykata e Bazelit dënon dy shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata kantonale e Bazelit dënoi dy shqiptarë nga tre vjet e gjysmë burgim për vrasjen e një kamerunasi. Dy shqiptarët e moshës 27 dhe 23 vjet e kishin mohuar vrasjen e shtetasit kamerunas, por argumentet e gjykatës e vërtetuan autorësinë mbi krimin. "Motivi i vrasjes kishte të bënte me huazimin e të hollave, të cilat kamerunasi i kishte marrë nga shqiptarët, të cilët e kishin rrëmbyer e më pas e kanë vrarë. Gjatë procesit gjyqësor, Prokuroria i kishte besuar pjesërisht një dëshmitareje, e cila kishte pasur marrëdhënie me të dënuarin më të ri, dhe e cila kishte pohuar se kishte qenë shpesh e pranishme në afera të tilla", - bën të ditur policia zvicerane, duke shtuar se kufoma e viktimës ishte gjetur nga kalimtarë të rastit më 11 mars të vitit 2006 në një pyll. Në procesin ndaj dy shqiptarëve, lidhur me vrasjen e një kamerunasi në Zvicër, Gjykata kantonale e Bazelit i dënoi dy shqiptarë me dënime prej nga tre vjet e gjysmë burgim. Gjykatësi e argumentoi dënimin edhe me disa telefonata, të cilat i kishte përgjuar Interpoli. Sipas analizave të medicinës gjyqësore, ndaj kamerunasit ishte përdorur dhunë duke i shkaktuar vdekjen.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008