Pajtohen donatoret e Tiranes, Nuri mungon ne mbledhje
Aranit Muraci
Donatoret e Tiranes, ne mungese te Avni Nurit, arriten ne nje konsensus, per te vijuar nga puna ne respektimin e kontrates, gjate pjeses se dyte te gares me qellim qe ekipi te shpallet patjeter kampion, per te 24-en here ne Shqiperi. Dje ne dreke eshte arritur nje zgjidhje paraprake mes drejtuesve te Tiranes, ku jane planifikuar hapat qe do te ndiqen deri ne perfundim te ketij edicioni. Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, si perfaqesuesi me i larte i klubit te futbollit "Tirana", qe sic dihet eshte nen administrimin e bashkise, thirri donatoret ne nje takim te paralajmeruar per te nxjerre ekipin nga kriza financiare. Pati disa nisma te meparshme per nje takim te tille, ne vigjilje te fazen se dyte te kampionatit, por ato kishin deshtuar, per shkak se nuk ishin paraqitur asnjehere ne mbledhje dy prej donatoreve, Nuri dhe Papuli. Ne takimin e djeshem mungoi serish Nuri, i cili sipas drejtuesve te tjere kishte komunikuar mungesen, ne linje telefonike. Arsyeja e mungeses se Nurit eshte marre parasysh dhe eshte pranuar nga te pranishmit, dhe me tej ka vijuar normalisht mbledhja. Donatoret e Tiranes, Shefikat Ngjela, Agron Papuli dhe Refik Halili, pasi kane parashtruar pretendimet e tyre, ne prani te kryebashkiakut Rama gjate drekes se djeshme. Ne fund te takimit donatoret e pranishem ne mbledhje, kane gjetur nje zgjidhje, duke perfshire edhe Nurin qe nuk ishte i pranishem, me disa ndryshime. Keshtu, klubi Tirana do te kete ne perberje te kater donatoret qe investojne qe prej kater vjeteve. Ekipi duhet te permbushe objektivin, te fitoje titullin kampion, ne fund te ketij edicioni. Gjate gjysmes se pare te ketij edicioni, pas ndryshimit ne organizim, Halili eshte vene ne krye te presidences se Tiranes dhe pretendon se ka shlyer gati 3/4 e shpenzimeve. Gjate pjeses se pare, bazuar ne deklaratat e donatoreve, vetem Shefikat Ngjela kishte shlyer rregullisht pjesen e saj. Por donatoret e tjere mungesen e financimeve e kane justifikuar me pakenaqesine, per menyren e marrjes se vendimeve nga ana e Refik Halilit.