E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Prokurorisë masë disiplinore prokurorit të Laçit

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Prokurori i Laçit

Këshilli i Prokurorisë është vënë në dilemë për “fatin” e prokurorit Tom Deda, i cili rezulton me shkelje të rënd gjatë detyrës në prokurorinë e Laçit. Dje është mbledhur sërish Këshilli i Prokurorisë, për procedimin disiplinor ndaj prokurorit të pezulluar. Prokurori është njoftuar disa herë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit, por ai ka refuzuar të jetë i pranishëm dhe të bëjë mbrojtjen. Publikisht ai ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë së Përgjithshme, që e akuzojnë se i fshihet përballjes me shkeljet e tij, por nga ana tjetër ai ka refuzuar edhe njëherë që të paraqitet në mbledhjen e Këshillit. E ndodhur në kushtet e mosparaqitjes së prokuroritë Këshilli i Prokurorisë ka vendosur shtyrjen e mbledhjes për të premten e ardhshme duke i lënë kohë prokurorit Tom Deda për tu paraqitur me argumentet e tij.
Shkeljet
Grupi i kontrollit në prokurorinë e Përgjithshme ka gjetur shkelje të shumta në Prokurorinë e Laçit, ndërsa janë propozuar edhe masat e para ndëshkimore. Me urdhër të kryeprokurores Ina Rama, grupi i kontrollit ka verifikuar të gjitha dosjet në akuzën e Laçit për periudhën kohore 2007-2008. Nga kontrolli ka rezultuar se prokurori Tom Deda rezulton me shumë dosje që kanë marrë pafajësi dhe të pushuara e pezulluara. Sipas burimeve zyrtare nga akuza qendrore është verifikuar me hollësi dhe grupi kontrollit ka propozuar pranë Këshillit të Prokurorisë masë disiplinore. Por këshilli, që nga fillimi i muajit qershor e deri në ditët e fundit nuk mund të realizojë mbledhjen pasi prokurori në fjalë nuk pranon të vij. Sipas burimeve, prokurori Tom Deda fillimisht nuk ka pranuar, megjithëse në adresë të tij ka shkuar një njoftim. Mësohet se ditët e fundit prokurori nuk preferon të marrë as flet-thirrjet e dërguara nga prokuroria e Përgjithshme. Këshilli i Prokurorisë, sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, kërkon që prokurori i Laçit të marrë pjesë në mbledhje dhe të jap versionin e tij mbrojtës. Mbledhje radhës e këshillit të prokurorisë është shtyrë për javën e ardhshme. Nëse edhe në mbledhje prokurori nuk paraqitet, ai do të gjykohet në mungesë.
Mbrojtja
Në një letër të hapur drejtuar medieve prokurori i Laçit hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme për mos paraqitjen e tij, duke konfirmuar se ai nuk është njoftuar për asgjë nga këshilli apo kryeprokurorja. Ndërkohë, ndaj kësaj të fundit prokurori i pezulluar Dedaj nuk i ka kursyer edhe akuzat, duke i cilësuar zyrtarët e lartë të këtij institucioni si tendencioz ndaj punës së tij. "Ju siguroj se që nga data 22 maj 2009, ditën kur kundër meje është vendosur fillimi i procedimit disiplinor, kam qenë në Shqipëri dhe jam paraqitur çdo ditë në punë. Nuk jam fshehur në asnjë rast dhe jam i gatshëm të përballem më këdo, edhe me anëtarët e Këshillit të Prokurorisë. Theksoj se unë nuk jam kontaktuar në asnjë rast, nga asnjë person konkret që të më ketë kërkuar të më bëjë me dije apo për të më ketë dorëzuar njoftimin përkatës",-thekson prokurori Dedaj duke kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme se prokurori i pezulluar nuk pranon të marrë njoftimin për mbledhjen. Gjithashtu në reagimin e tij prokurori Dedaj saktëson se "gjatë kontrollit të ushtruar nga Inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme në dosjet e mos filluara dhe procedimet penale të pushuara në konkluzione, në asnjë rast nuk përmendet fjala shkelje.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›