Abuzuan me tenderin e lëndëve plasëse, kërkohet dënimi me 9 vjet burg
Autori i Lajmit: red.
Aferat korruptive për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, do ti kushtojnë shumë ish-funksionarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të sektorit privat. Dje Prokuroria i ka kruar gjykatës dënimin e Shkëlzen Madanit me 4.3 vjet burg, Ferdinand Hodo me 2 vjet 1 milion lekë gjobe, Aurela Cota me 1.6 vjet burg dhe për Nihat Sobac dënimin me 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Këta shtetas akuzohen për abuzime me dhënien e licencës për funzimin me lëndë plasëse që do të përdoreshin për hapjen e tuneleve në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Sipas prokurorisë "Gjatë hetimeve rezultojë se një nga përfaqësueset e shoqërisë "Nitromak Albania", sh.p.k. shtetasja Aurela Çota, për të mundësuar marrjen e lejes për prodhimin e lëndëve plasëse ka hyrë në veprimtari korruptive me kryetarin e Komisionit të Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil, në Ministrinë e Mbrojtjes, shtetasin Shkëlzen Madani", thanë burimet nga akuza, të cilat kanë mundësuar zbardhjen e aferës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes penale me tre të pandehur. Sipas prokurorisë, gjithçka ka nisur në fund të vitit 2007, kur firma "Nitromak" me qendër në Turqi dhe me filial në Shqipëri ka paraqitur kërkesën në Ministrinë e Mbrojtjes për t u pajisur me leje për përdorim civil të lëndëve plasëse. Firma që po ndërton rrugën Thirrë-Kalimash ka paraqitur kërkesën për të blerë sasi të konsiderueshme lëndësh plasëse. Duke studiuar nevojat e tregut, firma turke ka siguruar licencën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas magazinat, të cilat kanë qenë objekte ushtarake të marra me qira disamujore. Me anë të këtyre procedurave, të pandehurit kishin monopolizuar tregtinë e lëndëve plasëse në vend, duke bllokuar çdo firmë tjetër që mund t i konkurronte. Pas denoncimit të bërë në prokurori nga përfaqësuesit e firmave të tjera, më datë 3 janar të vitit të kaluar nisi përgjimi i telefonave ndaj të pandehurve nga hetuesit e Task-Forcës. Nëpërmjet bisedave telefonike, prokuroria ka arritur të mësojë se kreu i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, 45 vjeç kishte përfituar dy mijë euro për të pajisur me licencë për tregtim tritoli firmat "Nitromak", përfaqësuese e të cilës ishte Aurela Çota dhe "Geoconsult" me administrator Ferdinand Hodo. Hetimet 4-mujore të Njësisë Task-Forcë Antikorrupsion kanë zbuluar se, përfaqësuesja e kompanisë "Nitromak", Aurela Çota, dhe Ferdinand Hodo, përfaqësues i firmës "Geoconsult", kanë luajtur rolin e sekserëve në dhënien e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë në këmbim të marrjes së licencave dhe lejeve të importit ndërkombëtar të tritolit.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009