Aksidentohet për vdekje babai i tre fëmijëve
Autori i Lajmit: red.
Një 58-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me vdekjen e tij të mbetur jetimë, gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti, për të cilin u arrestua një i ri durrsak. Burimet policore bëjnë me dije se viktima është Myrteza Agalliu, 58 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës, i martuar dhe me tre fëmijë.
I arrestuar për ngjarjen, gjendet në paraburgimin e drejtorisë rajonale të policisë në Durrës, 21-vjeçari nga ky qytet, Mariglen Sidi. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se aksidenti fatal ndodhi në orën 16.30 të së enjtes, në lagjen Nr .17, ish-Këneta Durrës dhe pikërisht në aksin rrugor që e lidh me autostradën.
Automjeti tip “Benz” me targë DR 9329 B me drejtues Mariglen Sidin, është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, Myrteza Agalliu. Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezulton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shtuar se është ndaluar drejtuesi i automjetit Mariglen Sidi.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009