E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda qershorit 2009, 340 mijë numra të rinj

Brenda javës që vjen do të fillojnë punimet me projektin e zgjerimit të kapacitetit për kryeqytetin dhe zonat përreth, në fund të të cilit kapaciteti do të rritet me 200 mijë numra të rinj. Po ashtu, në fillim të muajit nëntor, fillojnë punimet edhe në qytetin e Durrësit, i cili parashikon shtimin e kapaciteteve me 140 mijë numra të rinj, të cilët do të plotësojnë kërkesat në këtë qytet. Pra në total bëhet fjalë për 340 mijë numra të rinj, të cilët do të jenë gati brenda qershorit 2009. Këto janë disa nga synimet më të afërta të shoqërisë së telefonisë fikse "Albtelecom", prezantuar dy ditë më parë nga kreu i saj, Mustafa Resit Akdogan. Sipas tij, "Albtelecom" ka realizuar ulje të tarifave të telefonisë fikse për klientët familjarë dhe bizneset, të cilat shkojnë deri në 57 %. Po kështu ulje të ndjeshme, sipas tij janë bërë për shërbimin e internetit me ADSL. Më konkretisht çmimet e ADSL janë ulur deri 80%.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›