Dako Rruga Mars 91 cliron trafikun ne Durres
Kryetari i Bashkise se Durresit duke folur per problematikat e shumta qe ka sjelle rruga e saponisur dytesore ne krah te Portit Detar Mars 91 eshte shprehur per Standard Ajo mbetet zgjidhja e mrekullueshme e trafikut lehteson drejtuesit e mjeteve por edhe kembesoret clodh qytetin. Dako ka shprehur edhe mendimin e tij lidhur me marredhenien me dikasteret qeveritare duke deklaruar Ato mbeten te mira pasi kemi gjetur gjuhen e perbashket ne te mire te komunitetit durrsak. Por sipas tij marredhenia ne Keshillin Bashkiak dhe KRRT mbetet e ndere pasi mes paleve vazhdimisht ka mungese tolerance. Dako ka peruruar fillimin e punimeve te rruges se re Mars 91 dy dite me pare e cila kalon paralel me murin rrethues te portit. Nuk jane marre parasysh nga bashkia as konfliktet me pronaret e truallit as me Autoritetin Portual Durres dhe institucione te tjera. Sipas Dakos Kjo rruge ka marre miratimin e KRRTSH qe ne 2007 e cila ka miratuar nje studim per qendren e Durresit dhe njolla e rruges eshte e percaktuar. Ka pasur kontradikta per ti marre disa metra katrore portit ne vendet ku duhej te prishej rrethimi i portit per momentin nuk eshte e domosdoshme ne ditet ne vazhdim do te marrim miratimin e portit ku eshte e nevojshme ky investim u be i mundur fale bashkepunimit edhe me pushtetin qendror tani jemi ne prag te sezonit turistik dhe duhet kjo rruge te perfundoje sa me shpejt. Rruga e re financohet me parate e buxhetit te Bashkise se Durresit te miratuara me vendim te Keshillit Bashkiak ne vitin 2008. Ndertimi i rruges nuk dihet se sa do te shkoje per faktin se problemet qe kane 4 vjet qe diskutohen kane mbetur te pazgjidhura. Anetaret e djathte qe kane edhe shumicen ne KRRT jane shprehur kunder ketij projekti i cili nuk i jep zgjidhje trafikut por edhe mbart disa ceshtje te rendesishme sic eshte shpronesimi i pronareve dhe marrja e nje siperfaqe te konsiderueshme nga porti per rruge. Rruga ka marre nje emer shume domethenes per te gjithe shqiptaret dhe ne vecanti durrsaket. Njezet vjet me pare qytetaret jo vetem te Durresit por te gjithe Shqiperise kaluan keto mure per nje jete me te mire drejt Evropes.