Arrestohet udherrefyesi i klandestineve
Policia ka ndaluar nje shoqerues te klandestineve drejt Greqise.Fitim Shyti, 31 vjec, eshte kapur teksa shoqeronte 4 persona te cileve u kishte marre nga 700 euro secilit.Ai u kishte premtuar, dhe ishte nisur se bashku me ta drejt Greqise.Policia i ka ndaluar pese shtetasit ne aksin rrugor Permet Carshove, dhe pas pyetjeve ka rezultuar se kater prej tyre nga Fieri, kishin paguar Fitim Shytin si udherrefyes.Tentativat per te kaluar ne menyre te jashteligjshme kufirin jane te shumta, dhe nuk kane reshtuar as pas tragjedise se Butrintit ku 5 persona humben jeten, teksa tentonin t`i shmangeshin policise ne rrugen e tyre drejt Greqise.Pas kesaj ngjarje, policia ka shtuar kontrollet dhe numrin e punonjesve te saj pergjate kufirit. Tashme, 31 vjecari nga Tepelena do te akuzohet per trafik te qenieve njerzore me qellime perfitimi dhe klalim te paligjshem te kufirit.