E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, sherr shqiptarësh në Napoli, plagosen babë e bir

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me një bashkëpatriot të tyre në Napoli. Babë e bir janë qëlluar me mjete të forta, duke pësuar plagë të thella. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Volpicella”, në lagjen “Ponticelli”.

Të dyja palët kanë debatuar fillimisht, për t’ia lënë vendin më pas konfrontimit fizik.

Ndaj dy familjarëve është dhënë ndihma e parë, ku ata janë transportuar menjëherë në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur një grup pune për të sqaruar për rrethanat se pse ndodhi sherri. Babai 53-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar duket se nuk kanë probleme. 53-vjeçari ka dalë nga spitali, ndërsa djali i tij ndodhet ende aty, si pasojë e goditjes me thikë, nga ana e agresorit të tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›