Shkëlqim Haxhiu; Më morën peng familjen, më vranë djalin dhe dogjën shtëpinë
Dëshmi tronditëse dhe në të njëjtën kohë fundosëse për të pandehurit e “Bandës së Lushnjes”. Shkëlqim Haxhiu është kërkuar të dëshmojë nga organi i akuzës, lidhur me një pengmarrje të vitit ’98, si dhe të tjera ngjarje të rënda që kanë të bëjnë me të dhe familjen e tij në atë periudhë, çka e detyroi atë të emigronte për disa vite në një nga shtetet e ish-Jugosllavisë. I kanë vrarë djalin, i kanë marrë peng familjen, i vunë zjarrin banesës së tij, ndërkohë që kjo e fundit ishte si pasojë e mosdhënies së një gjobe që i kishin vënë të pandehurit e “Bandës së Lushnjes”, prej 8 milionë lekësh. Ajo që e ka vrarë më tepër dëshmitarin Haxhiu, siç është shprehur edhe vetë gjatë dëshmisë, ishte se të gjitha këto të këqija i kanë ardhur nga persona që kishte një jetë që i njihte, ai dhe familja e tij, madje njërin nga të pandehurit, Erion Ciçin, e kishte ushqyer e veshur si ta kishte djalin e tij, ngaqë nuk kishte familje. Megjithatë, peripecitë e kaluara gjatë atyre viteve i dhanë dje forcën që para togave të zeza dhe përballë të pandehurve të rrëfente me detaje gjithçka kishte ndodhur në familjen e tij. Gjithçka vetëm për një fakt, se ishte biznesmen dhe donin t’i zhvatnin para.
Dëshmia
“Quhem Shkëlqim Haxhiu, banor i qytetit të Lushnjes dhe biznesmen”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij para togave të zeza dëshmitari Haxhiu, i cili vijoi dëshminë me faktet rrëqethëse dhe tregoi me emra personat që i shkaktuan ato dhimbje. “Në vitin ’98 në banesën time kanë mbërritur para derës sime Arben Boriçi, Erion Ciçi, Ilir Stërkaj, Agur Musaku dhe një person i quajtur Shvejku. Këta persona më kanë djegur shtëpinë. Enver Dondollaku dhe dy vëllezërit Boriçi kanë ardhur para portës sime me një furgon të bardhë, të veshur me uniforma ushtarake, kallashnikov dhe m’u paraqitën si Policia Kriminale. Janë këta persona që më kanë marrë familjen peng, pasi unë dhe im bir jemi larguar nga shtëpia. Djalin e kam zbritur me çarçaf nga dritarja, ndërkohë që gruaja, vëllezërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes nuk kanë lëvizur. Kur kanë shkuar brenda në banesë e kanë qëlluar vëllain tim me tytën e pistoletës në ballë dhe i kanë thënë se mund t’i ndodhte më keq se kaq”, - deklaroi dëshmitari Haxhiu, duke shtuar se “arsyeja pse i vunë zjarrin banesës sime ishte mosdhënia e gjobës që më vuri Erion Ciçi, konkretisht 8 milionë lekë të reja. Këta djem i njihja mirë, pasi kam një jetë me ta në qytetin e Lushnjes. Ajo që më ka vrarë më tepër mua dhe familjen time ka qenë veprimi i Eron Ciçit, i cili më vuri gjobë 8 milionë lekë, ndërkohë që e kam futur në familje, e kam ushqyer, i bleva 70 mijë lekë rroba, ngaqë nuk kishte familje. Im bir më ka thënë se ditën që iu vu zjarri shtëpisë, jashtë saj ishin Alfred Shkurti dhe Rexhep Gina”. Më pas, - ka vijuar dëshminë Haxhiu, - ka shkuar në ish-Jugosllavi deri në vitin 2005, në të cilin u kthye dhe luftoi sërish me pjesëtarët e bandës, të cilët i kishin zaptuar dyqanin në qendër të Lushnjes. Pas kërcënimeve të shpeshta, Haxhiu ka mundur të rimarrë lokalin e tij. Pikërisht ky ka qenë viti kur ka pasur përplasje të ashpra sërish me anëtarët e bandës për lokalin në qendër të Lushnjes, i cili ishte zaptuar nga “Banda e Lushnjes”.
Vrasja e djalit
Një tjetër element i rëndësishëm dhe i dhimbshëm në të njëjtën kohë në dëshminë e Haxhiut, ishte rrëfimi për vrasjen e djalit të tij, 23 vjeç, krimi i cili ka ndodhur në vitin 2005, për të cilin nuk shprehet dot se kush mund ta ketë vrarë konkretisht me emër, ndërkohë që dyshimet i ka për “Bandën e Lushnjes” dhe konkretisht për të pandehurin Rexhep Gina. Madje, mes tyre ka pasur debat të ashpër dje në sallën e gjyqit. “Të ishe burrë, vije dhe më thoshe që unë e vrava dhe jo të fshiheshe”, - tha dëshmitari Haxhiu gjatë debatit me të pandehurin Gina. Madje, dëshmitari nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen fisnore midis kapobandës Alfred Shkurti me të pandehurin Gina, të cilët janë djem tezesh. Kjo lidhje u përmend në momentin kur u deklarua se Gina e Shkurti ishin jashtë banesës kur i vunë flakën anëtarët e “Bandës së Lushnjes”.
Detaje
Në vitin ‘98, në banesën time kanë mbërritur para derës sime Arben Boriçi, Erion Ciçi, Ilir Stërkaj, Agur Musaku dhe një person i quajtur Shvejku. Këta persona më kanë djegur shtëpinë
Enver Dondollaku dhe dy vëllezërit Boriçi kanë ardhur para portës sime me një furgon të bardhë, të veshur me uniforma ushtarake, kallashnikov dhe m’u paraqitën si Policia Kriminale
Janë këta persona, të pandehurit dhe të tjerë, që më kanë marrë familjen peng, pasi unë dhe im bir jemi larguar nga shtëpia, duke u hedhur nga dritarja
Im bir më ka thënë se ditën që iu vu zjarri shtëpisë, jashtë saj ishin Alfred Shkurti dhe Rexhep Gina, këtë të fundit duke e akuzuar edhe për vrasjen e djalit të tij
“Të ishe burrë, vije dhe më thoshe që unë e vrava dhe jo të fshiheshe”, - deklaroi dëshmitari Haxhiu
Emrat e përmendur
Alfred Shkurti (Aldo Bare)
Enver Dondollaku
Arben Boriçi
Erion Ciçi
Ilir Stërkaj
Agur Musaku
Rexhep Gina
Shvejku