Alibeaj; Të jemi në një valë për rrëzimin e murit të imuniteteve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon nga funksioni i gjyqtarit Vesel Bakon e Mirela Mishgjonin. Vendimi ka qenë unanim, ndërkohë që për gjyqtarin Bako është kërkuar heqja e imunitetit edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, për të vijuar me procesin hetimor. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në Peshkopi, nën drejtimin e kreut të KLD-së, Bamir Topi, ministri i Drejtësisë ka mbështetur autorizimin që kërkoi Prokuroria e Përgjithshme për procedimin penal të gjyqtarit Bako, madje duke këmbëngulur që këtij gjyqtari t’i hiqet sa më parë imuniteti. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u shpreh gjatë mbledhjes se kjo gjë i bën mirë si drejtësisë ashtu dhe gjyqtarit për të zbuluar të vërtetën. Madje, duke shfrytëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të gjyqtarit dhe hapjen rrugë për procedim penal, ministri Alibeaj u shpreh se “si Ministria e Drejtësisë, ashtu dhe KLD-ja, duhet të jenë në një valë për sa i përket rrëzimit të murit të imuniteteve”. Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra për t’i hapur rrugë organit të akuzës për hetime të mëtejshme lidhur me akuzën e marrjes së ryshfetit. Vesel Bako akuzohet nga një gjyqtar se ka marrë ryshfet, madje këtë rast e ka edhe me pamje filmike. Avokati denoncoi rastin, të cilin KLD e dërgoi për ndjekje penale në Prokurori. Ka qenë ky organ që dy ditë më parë i kërkoi një autorizim KLD-së për procedim penal ndaj Bakos. Me këtë autorizim, Prokurorisë së Përgjithshme i hapet drita jeshile për të hetuar rreth akuzave. Në mbledhjen e djeshme është votuar po në unanimitet edhe për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila akuzohet se ka abuzuar me detyrën. Ndërkohë që procedimi disiplinor për gjyqtarin e Burrelit, Murat Lleshi, është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, pasi nuk është paraqitur në mbledhje. Duket se me këto hapa të ndërmarra, KLD-ja tanimë ka nisur shkarkimet për të gjithë gjyqtarët abuzues.
Hetimi, Prokuroria i kërkoi KLD-së imunitetin e gjyqtarit Bako
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dy ditë më parë Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) autorizim për procedim penal të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, Vesel Bako, i cili dyshohet për korrupsion. Një fakt i tillë bëhet i ditur edhe nga burime zyrtare pranë kësaj prokurorie, të cilat pohuan se organi i akuzës përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar KLD-së heqjen e imunitetit për gjyqtarin Vesel Bako. Nga të njëjtat burime, mësohet se çështja në ngarkim të këtij gjyqtari është regjistruar disa ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Mat, mbi bazën e informacioneve se dyshohet për veprimtari korruptive. Ndërkaq materialet denoncuese i kanë kaluar së fundmi për një hetim të paanshëm Prokurorisë së Lezhës, e cila pritet të marrë konfirmim nga KLD për imunitetin e hequr dje për gjyqtarin Bako.
Topi: Çdo gjyqtar që abuzon me detyrën do të ndëshkohet
Kreu i KLD-së: Jo sulme politike mbi institucionet e pavarura
Mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua në qytetin e Peshkopisë, nismë e ndërmarrë kjo nga kreu i KLD-së, Bamir Topi. Gjatë fjalës hapëse në këtë mbledhje, e cila u bë me dyer të hapura dhe synon të vijojë e tillë edhe në ato që do ta pasojnë në qytete të ndryshme të vendit, Presidenti i Republikës u deklarua në mbrojtje të prokurorisë, duke kundërshtuar sulmet politike ndaj institucioneve të pavarura. “Ne kundërshtojmë kontrollet politike ndaj institucioneve të pavarura. Duhet të synojmë pavarësi të organizmave të pavarura dhe të dëgjohen grupet e interesit”, - u shpreh Topi. Kreu i shtetit theksoi se institucionet e pavarura nuk krijohen brenda një dite, por kërkojnë kohën e mjaftueshme, pasi “gjërat nuk bëhen me peticion nëse nuk ka bashkëpunim”. Kreu i KLD-së premtoi luftë të ashpër dhe pa kompromis ndaj korrupsionit në gjyqësor, duke shtuar se “çdo gjyqtar që abuzon me detyrën do të ndëshkohet”, dhe për këtë kreu i shtetit ka kërkuar vetëpastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe abuzuesit me detyrën. “Vetëpastrimi vjen pikërisht nga njerëzit më cilësorë, nga njerëzit më kurajozë, të cilët janë në pozicione të rëndësishme dhe kjo është shumë e vlefshme edhe për KLD-në, i cili nuk është një institucion që merret vetëm me dënimet, por që është një institucion që ka një gamë të gjerë të administrimit të problemeve dhe qeverisjes së pushtetit gjyqësor”, - vijoi fjalën e tij z. Topi.
Prokurorët nuk do të kenë imunitet
OPDAT dhe EURALIUS shprehin aprovimin e tyre për formën e re të projektligjit për Prokurorinë. Ndërkaq, Prokuroria refuzon të japë mendim rreth ligjit të ri që reformon organin e akuzës
Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë thanë dje se nuk do të ketë imunitet për prokurorët. Kjo ide tashmë ka zënë vend në ligjin e ri për prokurorinë dhe është mbështetur plotësisht nga grupi i punës dhe supervisorët e ndërtimit të këtij ligji, OPDAT dhe EURALIUS. Ata janë shprehur rreth imunitetit të prokurorëve, që më 6 tetor, duke iu bashkuar idesë se duhet të hiqet imuniteti për njerëzit e akuzës.
Grupi i punës për krijimin e ligjit ndërkaq ia ka dërguar edhe prokurorisë projektin, duke i kërkuar mendim, ndërkohë që është pritur prononcimi i prokurorisë, i cili duhej të ishte dhënë deri më 16 tetor. Prokuroria nuk ka thënë asgjë lidhur me nenin që parashikon heqjen e imunitetit për prokurorët.
Tashmë ligji për prokurorinë ka marrë formë përfundimtare dhe pritet të ndjekë procedurat e zakonshme të miratimit të tij edhe në Parlament.