Turqia dërgon armatim në kufi me Sirinë

Ushtria turke ka dislokuar topa dhe raketa kundërajrore pranë vijës kufitare me Sirinë, ku kryengritësit dhe trupat qeveritare po përleshen tashmë prej disa muajsh, njoftuan mediat turke.
''Ushtria kreu këto dislokime si masë paraprake pas përleshjeve të dhunshme në Siri, si dhe për të kontrolluar veçanërisht pikën kufitare të Tall al-Abyad'', njoftoi televizioni turk, NTV.
''Ky dislokim vjen pas bombardimeve nga ana e ushtrisë siriane të qytetit Sanliurfa, shumë pranë kufirit me Turqinë, ku u plagosën edhe dy qytetarë turq'', shtoi televizioni i sipërcituar.