E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dyti për vjedhjen emakinës së atentatit ndaj Lamajt

FUSHE KRUJE - Eshtë arrestuar në Fushë Krujë, Enver Stafuka, i akuzuari i dytë si bashkautor i vjedhjes së makinës me të cilën u ekzekutua kryekomisar Dritan Lamaj. Gjithashtu, po sot, Gjykata e Krimeve të Rënda dha ndaj tij masën e arrestit me burg. Ndërkohë, vazhdon të jetë i arrestuar Gentian Bejtja, i dyshuari kryesor për vjedhjen e makinës së atentatit. Madje, dosja e këtij të fundit i është bashkangjitur për hetim, asaj të të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Kryekomisari Dritan Lamaj u vra në 25 shkurt të këtij viti në Tiranë, në një atentat.

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›