Historike, sot në Francë një çift gay lidhet në martesë
FRANCE - Po bëhen tashmë përgatitjet e fundit në Montepelie, në jug të Francës, ku këtë pasdite në orën 17 e 30, përpara 500 të ftuarve dhe 230 gazetarëve nga mbarë bota, do të mbahet martesa e parë mes dy homoseksualëve, pas ligjit që 12 ditë më pare autorizoi martesën mes të njëjtit seks.
Vincent Autin dhe Bruno Boileau do të bëhen çifti i parë i të njëjtit seks, që lidhin jetën në martesë në Francë. Dhe kjo do të ndodhë pikërisht në Montpelier, qytetin që konsiderohet si më miqësori ndaj homoseksualëve në Francë.
Ata do të martohen në sallën e madhe të Bashkisë, të rezervuar për pritjet, pasi salla e zakonshme e martesave është shumë e vogël për këtë ceremoni që pritet madje të transmetohet live në dhjetëra vende të Europës dhe botës.
Eshtë historike kjo martesë, pas muaj të tërë debatesh kombëtare, dhjetëra demonstratash në rrugë, 172 orë diskutime të nxehta në parlament dhe një paralajmërim për rritje me 30 % të akteve homofobike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)