E Diel, 1 Nëntor 2026

Sinan Hoxha nuk i shpëton tundimit, heq rrudhat me botoks

TIRANE- Sapo ka përfunduar klipin e tij të ri për këtë sezon koncertesh, në të cilin do të shfaqet me pamje disa vite më të re. “Duket se tundimit kryesisht femëror për zhdukjen e rrudhave nga fytyra nuk i ka shpëtuar dot as këngëtari Sinan Hoxha”, shkruan “Panorama Plus”. 

Siç e shihni në foto, lëkura e tij tashmë është e tendosur pas ndërhyrjes me botoks dhe natyrisht që Sinani ndihet më mirë dhe më i ri. E në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe, madje shumë artistë do ta kenë zili Sinanin kur ta shohin, aq sa ka shumë gjasa të ndjekin shembullin e tij. 

Sinan Hoxha kohët e fundit u është përkushtuar vetëm koncerteve pas rikthimit me Seldi Qalliun në duete me të, dhe periudhën jashtë kamerave e ka shfrytëzuar me sa duket për t’u marrë më shumë me veten dhe për t’u rikthyer më në formë.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›