E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shtepia vdesin nene e bije

Tropoje/Viktimat jane shkrumbuar plotesisht. Kane mbetur vetem rreth nje kilogram mbetje mortore.


Ka arritur te shpetoje kryefamiljari dhe gruaja e femijet e tij. Zjarri ka rene ne katin e pare


Tropoje - Tragjedi ne fshatin Dege te komunes Fierze ne rrethin e Tropojes. Dy persona te nje shtepie nene e bije jane shkrumbuar nga flaket teksa po flinin ne katin e pare te shtepise se tyre ne fshatin Dege te komunes Fierze.


Ngjarja ka ndodhur reth ores 0100 pas mesnate duke u gdhire e enjte ku ne shtepine e Din Osmanajt ka shperthyer tymi dhe flaket. Per pasoje kane mbetur te vdekura brenda ne dhomen e tyre te gjumit Bute Osmanaj 92 vjece dhe vajza e saj Zoje Osmanaj 60 vjece. Nderkohe qe kryefamiljari Din Osmanaj bashke me gruan dhe femijet kane shpetuar per mrekulli pasi kane qene duke fjetur ne katin e dyte te nderteses.


Burime nga vendi i ngjarjes kane bere te ditur se kane qene banore te fshatit ata qe kane pare shtepine e Din Osmanajt qe po digjej ku kati i pare ishte djegur plotesisht nderkohe qe flaket e zjarrit po depertonin ne katin e dyte.


Fshataret kane dhene kushtrimin permes krismave te armeve ku nje numer i madh banoresh te fshatit Dege kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane bere te mundur te shpetojne Din Osmanajn me bashkeshorten dhe femijet nderkohe qe kati i pare ka qene krejtesisht i shkrumbuar bashke me viktimat. Banore te shumte qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes nuk kane mundur te nderhyjne me tej por vetem kane pare shtepine duke u djegur.


Burime te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit bejne te ditur se ne vendin e ngjarjes ka shkuar nje grup hetimor i perbere nga eksperte mjeko-ligjore dhe eksperte te PMNZ-se si dhe prokurori i rrethit Tropoje per kryerjen e veprimeve te plota hetimore. Burime nga ky grup hetimor bejne te ditur se nga hetimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasoje e nje shkendije elektrike.


Te njejtat burime bejne te ditur se ne vendngjarje jane gjetur vetem disa inde kockore rreth nje kilogram qe kane shpetuar pa u djegur. Ngjarja e rende ka tronditur mbare opinionin ne rrethin e Tropojes. Ne fshatin Dege kane shkuar dhjetera banore te fshatit si dhe te fshatrave perreth per te shprehur solidaritetin me familjen e Din Osmanajt.


Nderkohe qe ne fshatin Dege kane shkuar edhe drejtues te pushtetit vendor te qarkut te Kukesit dhe prefekti i ketij qarku. Kryetari i Komunes Fierze Gjelosh Kola ka bere te ditur se shtepia e Din Osmanajt eshte shkrumbuar plotesisht nderkohe qe anetaret e kesaj familjeje jane strehuar tek i vellai. Ne si komune kemi dhene ndihmen tone por ajo eshte minimale per nevojat qe ka kjo familje thote kryekomunari Kola.


Ai ka bere thirrrje per ndihme ndaj kesaj familje qe krahas dhimbjes per humbjen e dy njerezve te tyre te dashur kane mbetur pa kulm mbi koke madje pa rrobat e trupit.


Kryekomunari Kola thote se mundesite e komunes per ndihme financiare jane te vogla. Ai ka bere thirrje perfaqesuesve te biznesit por edhe institucioneve pergjegjese qe ne emer te humanizimit ti gjenden prane kesaj familje ne kete rast fatkeqesie.


Rastet e djegieve te banesave shoqeruar me viktima ne njerez jane te shumta ne rrethet e qarkut te Kukesit. Si pasoje e djegies se baneses ne fshatin Bushtrice kane humbur jeten dy motra dhe gruaja e xhaxhait te viktimave. Rastet e zjarreve kane shkaktuar viktima sidomos ne mesin e femijeve. Gjate viteve te fundit ne qarkun e Kukesit kane humbur jeten duke u shkrumbuar plotesisht ne zjarr rreth 6 femije te moshave 3-10 vjec.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›