E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmon per shuarjen e flakeve te zjarrit digjet fqinja

Nje 46-vjecare eshte djegur nga flaket e zjarrit teksa tentoi te ndihmonte ne shuarjen e flakeve ne banesen e fqinjit. Ngjarja ka ndodhur ne Orikum ne oret e vona te mbremjes. Sic bejne me dije burime zyrtare te policise se Vlores zjarri ka rene prane baneses se shtetasit Krenar Nelaj.


Si rezultat i shperthimit te nje bombole gazi eshte djegur plotesisht nje barake qe e perdornin per gatim dhe gjate fikjes se zjarrit ne kete objekt eshte djegur pjeserisht nje 46-vjecare e cila ka ndihmuar per fikjen e zjarrit. Gruaja ka qene fqinje me Nelajn ndersa eshte transportuar me pas ne spitalin rajonal te Vlores. Mjeket thone se ajo eshte jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›