Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit
Pas rrëzimit nga ana e parlamentit të dekretit për kandidaturën së Sali Shehut, presidenti i republikës Bamir Topi ka propozuar Bujar Leskajn për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Dekreti është publikuar në faqen zyrtare në internet të Presidencës dhe tashmë do të kalojë për shqyrtim në komisionin e Ligjeve ku anëtarët do të kenë mundësi të analizojnë nëse Leskaj i përmbush kriteret bazë të për të qenë kryetar i kontrollit të lartë të shtetit.
Kujtojmë që kushtet bazë që parashikohen me ligj që kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë në ekonomi, në financë ose juridik dhe të ketë jo më pak se 10 vjet pune në profesion, të gëzojë një figurë të pastër etiko-morale dhe të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.
Bujaj Leskaj, i propozuar nga Presidenti i Republikës për kreun e kontrollit të lartë të shtetit, është zgjedhur deputet i PD-së në Vlorë në legjislaturën 2005-2009 kohë gjatë së cilës ka mbuluar edhe postin e ministrisë së kulturës.
Një tjetër kusht i kërkuar nga kuvendi për të votuar kryetarin e kontrollit të lartë të shtetit është edhe që kandidati të mos jetë anëtar i asnjë force politike.