Bajrami, i lodhur nga bankina

Emir Bajrami është duke kërkuar një klub të ri, por ende nuk e ka gjetur vendin e duhur. Futbollisti kosovar ka ende kontratë me Twenten, por ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të largohet nga klubi holandez. Përfaqësuesi suedez thotë se nuk ndihet një lojtar i bankinës.
“Trajneri nuk më ka besuar, edhe pse e kam dhënë më të mirën. Nëse nuk do të isha mjaftueshëm i mirë, do të ndalesha, por unë nuk jam një lojtar që dorëzohet. Jam i mirë për t’u ulur në bankinën e Twentes”, ka thënë 24-vjeçari për të përditshmen suedeze Aftonbladet.
“Në situatën aktuale, e kam vetëm një mundësi. Mirëpo, ende asgjë nuk ka konkrete. Jam në një kërkim të një klubi ku mund të luaj në çdo ndeshje. Kujdesi ndaj meje dhe organizimi i klubit janë mjaft të rëndësishme për mua”, përfundoi Bajrami, i cili ishte pjesë e Suedisë në ‘Euro 2012’.