Menezes publikonlistën, Brazili i rinis nga Pato
BRAZIL- Trajneri i Brazilit Mano Menezes ka shpallur listën e parë të ekipit kombëtar për miqësoren me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 gusht. Menezes ka thirrur vetëm 4 futbollistë nga ata që morën pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut, Dani Alvesh, Ramires, Tiago Silva dhe Robinjo, ndërsa pjesa tjetër janë futbollistë të rinj. Trajneri i ri ka thirrur në skuadër dy talentet e Santosit Paulo Henrike dhe Neimar, për të cilët paraardhësi i tij Dunga u kritikua shumë që nuk i mori në Botëror. Një tjetër emër i rëndësishëm është ai i sulmuesit të Milanit Aleksandre Pato, ndërsa Menezes sqaroi se përzgjedhjet e futbollistëve i ka bërë duke menduar për lojtarë që të jenë të gatshëm për Botërorin e vitit 2014. “Nuk kemi paragjykime për thirrjet e lojtarëve, qoftë edhe ata që ishin në Botëror. Do të marrim në konsideratë vetëm formën momentale të lojtarëve”, u shpreh tekniku brazilian në një konferencë për shtyp vetëm 2 ditë pas emërimit të tij në këtë detyrë. Menezes foli edhe për mënyrën sesi ai e sheh skuadrën braziliane në të ardhmen, duke shpjeguar se dëshiron që Brazili të luajë një futboll më atraktiv dhe më sulmues. Një deklaratë e tillë vjen pas kritikave të forta që ka pasur në adresë të Karlos Dungës për stilin e tij mbrojtës, që nuk i përshtatej shumë futbollit brazilian. Ndërkohë, presidenti i Federatës Braziliane Rikardo Tekseira, u shpreh se Menezes është njeriu i duhur për të ndërtuar një skuadër të madhe për Botërorin 2014.
LISTA
Portierë: Renan (Avai/Bra), Jefferson (Botafogo/Bra), Victor (Gremio/Bra)
Mbrojtës: Rafael (Manchester United/Ing), Marcelo (Real Madrid/Spa), Andre Santos (Fenerbahce/Tur), Daniel Alves ( Barcellona/Spa), David Luiz (Benfica/Por), Henrique (Racing Santander/Spa), Rever (Atletico Mineiro/Bra), Thiago Silva (Milan/Ita)
Mesfushorë: Ederson (Lion/Fra), Carlos Eduardo (Hoffenheim/Ger), Hernanes (San Paolo/Bra), Sandro (Internacional/Bra), Paulo Henrique Ganso (Santos/BRA), Lucas (Liverpool/Ing), Jucilei (Corinthians/BRA), Ramires (Benfica/Por)
Sulmues: Robinho (Santos/Bra), Neymar (Santos/Bra), Alexandre Pato (Milan/Ita), Andre (Santos/BRA), Diego Tardelli (Atletico Mineiro/Bra)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)