E Diel, 1 Nëntor 2026

KryeparlamentarjaTopalli merr “Cmimine Mesdheut”

TIRANë- Forumi Mesdhetar për Paqen i akordoi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli "çmimin e Mesdheut", gjatë një ceremonie zhvilluar mesditën e sotme në Capri të Italisë.

Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, motivacioni i dhënies së këtij çmimi për znj. Topalli lidhet me "karrierën e saj shumëdimensionale dhe akademike në Parlament që nga viti 1997. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, znj. Topalli është angazhuar dukshëm në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësim në NATO dhe aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE".

Nga ana e saj kryetarja Topalli tha se "ky çmim është për vendin tim".
Jozefina Topalli është gruaja e dytë që e merr këtë çmim, pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Forumi Mesdhetar e përzgjodhi kryeparlamentaren pas propozimit të bërë nga senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e NATO-s.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›