Greqi, ekstremistëtpranojnë vrasjen egazetarit investigativ
ATHINë- Grupi ekstremist grek "Sekti i revolucionarëve'' mori përsipër sot vrasjen e gazetarit të njohur investigative më 19 korrik përpara shtëpisë së tij, njoftuan burime policore.
Lajmi bëhet i ditur nga AFP, ndërsa sqarohet se përgjegjësia e vrasjes është bërë publike nëpërmjet një letre dërguar sot, në redaksinë e gazetës ''Ta Nea''.
I shfaqur për herë të parë në shkurt 2009, pas trazirave urbane të dhjetorit 2008, "Sekti i revolucionarëve" ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të tjera të dhunshme. Vitin e kaluar sulmuan selinë e televizionit privat Alter.
Gazetari investigativ, Sokratis Guiolias, 37 vjeç, drejtor i radios private ''Thema FM'', u vra përpara shtëpisë së tij me 16 plumba nga dy armë të kalibrit 9,0 milimetra. Kolegët e tij deklaruan se ai ishte gati të publikonte rezultatet e një hetimi për korrupsion.Vrasja e fundit e një gazetari në Greqi ka ndodhur që në vitin 1980.
(m.a/BalkanWeb)