Arrihet armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit

Arrihet armëpushim në Rripin e Gazës ndërmjet militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite.
Raportohet se armëpushimi ka filluar sot, pas disa ditësh sulmesh vdekjeprurëse.
Militantët kanë qëlluar me raketa nga Gaza në Izrael, më herët këtë javë, duke plagosur pesë ushtarë izraelitë.
Izraeli u hakmorr me kundërsulme, duke lënë të vrarë të paktën katër militantë palestinezë.
Shkollat izraelite në afërsi të kufirit me Gazën u rihapën sot pasi kishin qenë të mbyllura.
Thuhet se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje të pazyrtarizuar për armëpushim, me ndihmën e Egjiptit.
Ende nuk dihet kohëzgjatja dhe kushtet e marrëveshjes.
Burimet e Hamasit citohen të kenë thënë se grupi nuk dëshiron vazhdim të luftimeve ndërsa familjet në Gaza po bëhen gati për festën myslimane.