E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali mbarekombetare i drames shqipe

Drama e Aqif Mulliqit "Një varr për Majorin e mbretit" pas premierës në Prishtinë vjen edhe për publikun kryeqytetas. Kjo dramë provon të shpalos përmasën e dhimbjes së njeriut kur
 ballafaqohet me pamundësinë e varrosjes së eshtrave të njerëzve të tij më të dashur. Personazhi kryesor Genti, kërkon dhe provon t’i ngrejë të atit, major, një varr të dinjitetshëm.
Ndërsa trupa e Pejës nën regjinë e Drita Begollit sjell në skenë dramën e Azem Shkrelit “Varri i Qyqes"
 Në qendër të veprës përsëri është dhimbja e një burrë i cili kur kthehet nga burgu vë re se gjithçka i është bërë shkrumb e hi,  dhe gjëne e vetme gruan sëbashku me dhimbjen e saj. Dy drejtuesit e teatrove kombëtar e cilësuan këtë event, si mjaft të rëndësishëm ku u ballafaquan konceptet. Për 10 ditë me rradhë publiku pati mundësi të shijonte 19 trupa teatrale dhe ajo çfarë binte në sy trupat e Kosovës pasqyronin më shumë dhimbjen dhe plagët e luftës, ndërsa trupat nga Shqipëria transmetuan probleme sociale, historike, por nuk munguan edhe komeditë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›