E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 30 numri i të prekurve me A (H1N1) në Shqipëri

Sipas tij, priten përgjigjet e analizave edhe për 6 raste të tjera të dyshuara, mostrat për të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani). Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka analizuar deri tani mbi 530 mostra të marra në të gjithë vendin.

Numri më i madh i tyre është marrë në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, si dhe në në grupmoshën 25 - 44 vjeç.  Ndërkohë, vihet re një numër më i vogël mostrash të marra në moshën pediatrike, moshë mjaft e rëndësishme, duke patur parasysh që dhe numri më i lartë i infeksioneve respiratore paraqitet në këtë grup moshe. Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit.

Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit, analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Si pasojë e rikonstruksionit të këtij laboratori, konfirmimi për llojin e virusit, në lidhje me origjinën nga derri dhe për nëntipin, kryhet pranë Laboratorit të Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht, ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe të dyshuara.

Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, pas mbërritjes së rezultateve të analizave nga Laboratori i Referencës në Rumani. I prekuri ishte një student 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ishte paraqitur në Spitalin Infektiv pranë QSUT me shenja të gripit të zakonshëm.

Ky rast, sipas specialistëve, nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kenë ardhur nga jashtë. Specialistët e shëndetit publik bëjnë apel për qytetarët që të mos shqetësohen, por dhe të mos neglizhojnë rekomandimet e mjekëve. Ata vënë theksin tek respektimi i rregullave të higjenës personale dhe në rast të shfaqjes së shenjave gripale, qytetarët duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›