E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunojnë 19-vjeçaren, dy në pranga e një në kërkim

Vajza ishte ftuar nga ish- i dashuri i saj për një shëtitje pranë lumit Erzen. Policia arreston 2 të rinj, ndërsa shpall në kërkim ish të dashurin e 19 vjecares. 

DURRES- Tre shokë akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 19-vjeçare nga një fshat i Durrësit. Të dielën një prej të rinjve, ish-i dashuri i vajzës, kishte ftuar atë për një shëtitje duke e dërguar në një kurth të parapërgatitur. Pas ngjarjes, vajza ka shkuar në polici dhe ka denoncuar përdhunuesit e saj. Policia ka arrestuar 2 prej tyre dhe ka shpallur në kërkim personin e tretë.

Arrestimi në flagrancë është bërë për 20-vjeçarin Ismail Troplini, lindur e banues në Fshatin Rromanat të Durrësit, si dhe të Isa Kokomanit 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Hardhishtë po të rrethit të Durrësit ndërsa është shpallur në kërkim Denis Plaku, 21 vjeç, ish-i dashuri i 19-vjeçares.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›