E Diel, 1 Nëntor 2026

AH1N1, emigranti del nga koma, mbahet në reanimacion

Analizat e kryera në laborator vërtetuan se ishte bartës i virusit të gripit të derrave. 45/ vjeçari vazhdon të mbahet i izoluar nga pacientët e tjerë në reanimacionin e Sanatoriumit. 

TIRANE-Emigranti 45-vjeçar i cili që prej 6 ditësh ndodhej në koma, është përmirësuar tashmë dhe ka filluar t'i kryejë vetë funksionet jetike. I është hequr aparati i frymëmarrjes artificiale, pasi parametrat i janë përmirësuar dhe ai mund të marrë frymë vetë. Mjekët e Sanatoriumit të cilët po e mbajnë nën mbikëqyrje të rreptë, shprehen se 45-vjeçari vazhdon të mbahet i izoluar nga pacientët e tjerë në reanimacionin e këtij spitali. Gjendja e tij shëndetësore rëndohet edhe më tepër për faktin se 45-vjeçari vuan edhe nga insuificienca e veshkës pasi kishte probleme me alkoolin. Emigranti është kthyer nga Italia gati 10 ditë më parë dhe 2 ditë pas mbërritjes në Shqipëri kishte shfaqur shenjat e para të sëmundjes. Ai është paraqitur pranë sanatoriumit për shkak të problemeve me mushkërinë, por mjekët menjëherë e kanë diagnostikuar si rast të dyshuar me virusin A/H1N1, dyshim të cilin e ka vërtetuar edhe analiza e kryer në laboratorin e Virologjisë në ISHP.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›