Aleatët e PS komentojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit
Dy partitë aleate të PS-së, kanë komentuar vendimin e socialisteve për të bojkotuar Kuvendin. Gjinushi mbështet largimin nga kuvendi. Ndërsa kreu i PDS Milo, shprehet se Rama ishte i përciptë në qëndrimin e tij.
TIRANE- Aleatët e Partisë Socialiste, të mbetur tashmë jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ndajnë mendime të kundërta lidhur me debatin brenda PS-së dhe përgjegjësitë e kreut në detyrë Edi Rama.
Pas Kongresit të jashtëzakonshëm, kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, mbështet zgjedhjet e parakohshme, por edhe bojkotin e Kuvendit. Por kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo. e sheh të pavend bojkotin për sa kohë socialistët sipas tij janë të mandatuar nga shqiptarët për tu përfaqësuar në Kuvend.
“Për PSD-në, më e pa pranushmja është se mandatet e fituar në emër të së majtës çohen në të djathtë. Mandati nuk është një e drejtë personale, por një kontratë me votuesin. Çdo qëndrim bojkot, kundërshtim, çdo lëvizje, çdo protestë, çdo organizim çon në moslegjitimin e këtij Kuvendi dhe në përsëritjen sa më shpejt të zgjedhjeve, absolutisht do të ketë mbështetjen e PSD-së”- u shpreh kreu i PSD-së Gjinushi.
Ndërkohe kreu i PDS-së Milo tha se “besoj që PS-ja nuk ka për ta realizuar bojkotin parlamentar, mund të jetë vetëm një taktikë politike e përkohshme në shërbim të veprimeve politike të çastit të një prespektive të afërt. Por jam i bindur se PS-ja do të kthehet në Kuvendin e Shqipërisë sepse është institucioni ku zhvillohet politika dhe PS-ja është votuar nga elektorati shqiptar që të shkoj në Kuvend ku të përfaqësoj dhe të mbroj interesat e atij elektorati që e ka votuar”- theksoi MIlo.
Edhe debatet në Kongresin e Partisë Socialiste, shihen nga aleatët në mënyra të ndryshme. Sipas Milos, Rama ishte i cekët në fjalimin e tij. Por, Gjinushi shprehet i bindur se faktorët e humbjes së PS-së janë jashtë kësaj partie.
“Dominuan fjalët dhe argumentat të cilat kërkopnin që humbjen e Partisë Socialiste ta shpjegonin me faktorë të jashtëm vetëm me vjedhjen e votave të Sali Berishës përkundrejt PS-së”- theksoi Milo.
“Gjithkush që do të mendonte gjakftohtë për Shqipërinë kupton që kjo zgjidhje do të ishte dhe është më e këshillueshmja dhe e vetmia zgjidhje legjitime. Përsa i takon rikandidimit të Ramës, është një e drejtë e tij aq më tepër që është kryetari në detyrë i PS-së, vlerësoj që vetë PS-ja di ti zgjidh problemet e saj”- u shpreh Gjinushi.
E megjithatë politikanët që këtë legjislature nuk do të jenë në Kuvend, bashkohen në një pikë të përbashkët. Partia Socialiste vazhdon të jetë e sëmurë nga mungesa e një marrëdhënije fituese me alatët e saj.
“PS-ja, ka gabuar me ngritjen e aleancave, nuk kemi parë ndonjë frymë më pozitive nga të tjerët dhe kjo është një sëmundje e hershme e PS-së”- tha Gjinushi.
“Në rast se PS-ja do të vazhdojë politikën e vjetër të trajtimit të aleatëve thjeshtë si një kontorno politike, PDS-ja nuk do të bëhet viktimë e lodrave dhe synimeve të pandershme të cilit do qoftë në PS, por do të shikojë në proces dhe në kohën e duhur një alternativë tjetër dhe një orientim tjetër”- theksoi kreu i PDS-së Milo.
(a.r/news24/balkanweb)