E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 300 numri i të prekurve me virusin AH1N1

Autori i Lajmit: Redaksia
Ka arritur tashmë në 300 numri i të prekurve me virusin A/H1N1 në vendin tonë, i cili shkakton të ashtuquajturën sëmundje “gripi i derrit”. Lajmi konfirmohet nga autoritetet shëndetësore, sipas të cilave 6 prej të prekurve rezultojnë në gjendje të rëndë në spitalin e QSUT-së në Tiranë. Gjendja duket se po shkon drejt një epidemie, po të mendosh se këto raste janë shtuar më së tepërmi gjatë ditëve të fundit, shoqëruar edhe me një shtim të madh të numrit të të prekurve me gripin stinor. Ndërkaq, edhe në rajon është shtuar së tepërmi frika nga rezultatet e epidemisë, ku në Kosovë një ekip ekspertësh i OBSH-së është thirrur që të bashkëpunojë dhe konsultohet me personelin shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor dhe në nivel rajonal, veçanërisht në rajonet ku ka më shumë raste të gripit të ri pandemik, AH1N1.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›