Sot, 61-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut
Autori i Lajmit: Redaksia
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, do të organizojë debatin e 2-të Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Edhe pse Shqipëria ka bërë hapa përpara në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, përsëri ngelet ende shumë për të bërë. Gratë, fëmijët dhe minoritetet seksuale mbeten ndër grupet më të margjinalizuara të shoqërisë shqiptare. Debati do të organizohet në tre panele paralele: të drejtat e fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale në vend, ndërsa një panel special do të shfaqë dokumentarë për të drejtat e njeriut. Ky debat ka për qëllim të diskutojë mbi situatën e secilit prej grupeve dhe të dalë me një sërë rekomandimesh dhe një plan veprimi për përmirësimin e situatës së të drejtave të fëmijëve, grave dhe minoriteteve seksuale në vend. Aktiviteti do të mbyllet me miratimin e Deklaratës së Debatit të Dytë Kombëtar. Në debat do të marrin pjesë deputetë, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, Parlamentit, Avokatit të Popullit, shoqërisë civile dhe OJF-ve, Agjencive të UN dhe përfaqësues të misioneve të huaja si dhe universiteteve në vend. Po ashtu, organizatorët kanë menduar që të organizohet edhe një Panair i Punës dhe Botimeve të organizatave joqeveritare dhe institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave të njeriut, fëmijëve, grave dhe të minoriteteve seksuale.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009