Gjykatë, 3 padi kundër Kryeministrit
Autori i Lajmit: Redaksia
Nis fluksi i padive në Gjykatën e Tiranës. Beteja politike me fyerje dhe akuza tashmë është zhvendosur në gjykatë, ku janë regjistruar paditë e para për shpifje ndaj kryeministrit Berisha.
Padinë e parë, e cila i ka rënë me short për ta gjykuar gjykatëses Teuta Hoxha, e ka berë Bashkia e Tiranës. I paditur është shefi i qeverisë. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Bashkia e Tiranës kërkon që Gjykata e Tiranës të detyrojë kryeministrin Berisha të përgënjeshtrojë deklaratat dhe ta detyrojë atë të paguajë dëmin jopasuror të shkaktuar nga cenimi i dinjitetit në shumën e 20 milionë lekëve. Padia e dytë është bërë nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ai padit Partinë Demokratike dhe kërkon që gjykata ta detyrojë këtë parti të përgënjeshtrojë deklaratat e saj që i kanë shkaktuar cenim të dinjitetit. Sërish padia e shkaktimit të dëmit mban shumën e 20 milionë lekëve. Por kryeministri i vendit është i paditur edhe nga kreu demokristian Nard Ndoka, i cili vleftën e dëmshpërblimit ia lë në dorë gjykatës, ndërsa kërkon që Kryeministri të përgënjeshtrojë deklaratat e tij që, sipas Ndokës, i kanë cenuar dinjitetin. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se ka edhe politikanë të tjerë të paditur për shpifje, si për shembull ministri Sokol Olldashi, i paditur nga Bashkia e Tiranës për shpifje apo kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e paditur për padi dëmi nga Koço Kokëdhima. Javët e fundit, gjuha politike u ashpërsua ndjeshëm ku kryeministri Berisha nuk ngurroi të akuzojë kreun e opozitës, Rama, për dhunë ndaj grave dhe si kreu i kupolës mafioze në kryeqytet. Berisha akuzoi edhe disa biznesmenë e deputetë të PS si pjesëtarë të kupolës dhe të lidhur me këtë mafia.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009