E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Qeveria të “çlirojë” industrinë e ndërtimit

Sipas tyre, një proces i tillë do të fuste në ekonomi një kolateral që nga SHNSH llogaritet në vlerë 1 miliardë euro.

"Një rrugë e mirë për t'u ndërmarrë për të dalë nga kolapsi ku ka hyrë industria e ndërtimit dhe konkretisht tregu i shitjes së banesave, është akselerimi i procesit të hipotekimit. Në momentin që tregu i banesave legalizohet ka dy përfitime, që është hyrja e një superkolaterali në ekonomi dhe ka vlerësime që kjo vlerë të jetë mbi një miliardë euro si dhe një komoditet për tatimet pasi do të kenë një adresë për vjeljen e detyrimeve fiskale", deklaroi presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku.

 Sipas tij, një rrugë e mirë për t'u ndërmarrë për të dalë nga kolapsi ku ka hyrë industria e ndërtimit dhe konkretisht tregu i shitjes së banesave, është akselerimi i procesit të hipotekimit.

“Në momentin që tregu i banesave legalizohet ka dy përfitime, që është hyrja e një superkolaterali në ekonomi dhe ka vlerësime që kjo vlerë të jetë mbi një miliardë euro si dhe një komoditet për tatimet pasi do të kenë një adresë për vjeljen e detyrimeve fiskale", sqaroi Dulaku.

Ai i kërkoi gjithashtu ministrit të Financave të ndërhyjë në legjislacionin tatimor për të përmirësuar mënyrën e vjeljes së taksave për industrinë e ndërtimit. "Të rishqyrtohet mundësia që për banesat në ndërtim të kalohej në pagesë fikse për metër katror, pasi do të sillte mundësi të kishim qartësi në koston përfundimtare të ndërtimit", u shpreh Dulaku. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-14 14:48
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›