E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në hapësirë për 90 sekonda!

Një kamerë e instaluar në raketë ka arritur të filmoj ngjarjen sekondë për sekondë. Lëshimi i saj në ajër u realizua në 30 shtator në shkretëtirën e quajtur Black Rock. Qu8k erdhi si ide, pasi ishte hapur një konkurs i cili kishte një çmim prej 5 mije dollarësh.

Raketa ishte 8 metra e gjate, 145 kg dhe kishte një fuqi shtytëse rreth 1.8 ton. Raketa përshkroi 3 kilometër në 8 sekonda që do të thotë se në një orë ajo arrin të bëj 3 mije e 516. Ajo arriti në hapësire vetëm për 90 sekonda.

Pasi e gjithë ngjarja u mundësua të filmohej, raketa fillon të shpërndahet dhe hap parashutën e saj duke rënë në tokë pas 8 minuta e 30 sekonda 5 km larg nga vendi i lëshimit.

Pasi kjo video kaloi në internet ka pasur një shpërndarje te gjerë, dhe një shikim tejet të madh, pasi pamjet filmike ishin me të vërtet shumë interesante. Anëtaret e grupit mblodhën të gjitha pjesët e raketës për tu bërë gati për në ditën e konkurrimit./L.Ferhati/Start/.

                                                                                             2011-10-10 11:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›