E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e Remzi Hoxhës: Të ekstradohet Ilir Kumbaro

Ky i fundit akuzohet si një nga personat e përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Hoxhës gjatë vitit 1995 në Lezhë.

“Sot jemi këtu për të kërkuar nga Drejtësia Shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Të na dëshmojë se jemi të mirëseardhur në Shqipëri”, tha Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës.

Apeli vjen në një kohë kur më 14 tetor, Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe zhdukur biznesmenin. Emrat e të akuzuarve të tjerë si të përfshirë në këtë ngjarje, përveç Ilir Kumbaros, janë dhe Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar në vitin 1995. /S.Ll/Start/

 

                                                                                             2011-10-10 11:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›