E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset te pasiguruara ndaj demeve

TIRANË - Flaket e zjarrit qe perfshine magazinat e firmes "Henry shpk", duke shkaktuar nje dem te konsiderueshmen, ne miliona euro, te ben te verifikosh nese biznesmenet shqiptare i sigurojne kompanite e tyre nga zjarri dhe rreziqe te tjera. Por te dhenat e kompanive te sigurimit tregojne se biznesmenet jane indiferente ndaj ketij sigurimi. Gjate nje prononcimi per median, Bardhyl Minxhozi, drejtor i nje prej kompanive te sigurise ne Shqiperi, deklaron se, pronaret e bizneseve nuk i sigurojne aktivitetet e tyre, vec ne raste te vecanta, sic mund te jete atehere kur kerkojne te marrin kredi dhe banka e kerkon sigurimin. "Bizneset vijne te sigurohen vetem kur duhet te marrin nje kredi bankare, dhe asnjehere ne menyre vullnetare. Aktualisht numri i te siguruarve eshte mjaft i ulet", tha Minxhozi gjate dites se djeshme.

Edhe pse kompanite e sigurimit shprehen se, jane te afta per te ofruar produkte dhe sherbime qe garantojne mbrojtjen e pasurive nga rreziqe natyrore, shifra e te siguruarve eshte e ulet pasi ata nuk njihen me produktet e sigurimit, ndersa ne disa raste mungon besimi ndaj kompanive te sigurimeve. Gjate dites se djeshme, ne vendngjarje ka qene vetem nje makine zjarrfikese, e cila ka shuar pjesen e mbetur te flakeve. Grupi hetimor qe ka shkuar per te nxjerr shkaqet e zjarrit, qe shkaktoi miliona euro deme, ende nuk ka dale ne nje perfundim, nese flaket kane qene te qellimshme apo aksidentale. Pronaret e kompanise "Henry shpk" te shokuar nga shkaterrimi i biznesit te tyre nuk kane publikuar ende vleren reale te demit, por kane deklaruar se llogaritet me miliona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›