Heroine per VIP-at e Tiranes
TIRANË - Pese persona jane vene ne pranga mbremjen e djeshme ne Tirane, teksa kane qene duke shkembyer nje sasi prej 2 kilogramesh heroine, te paster. Operacioni eshte bere nga sektori i Antidroges se Tiranes me ndihmen dhe te sektorit te operacioneve speciale, ne policine e kryeqytetit. Arrestimet jane bere ne vendin e quajtur "7 Xhuxhat", ne afersi te ures se Lanes mbi "Rrugen e Elbasanit", gjate operacionit te koduar "Trekendeshi". Te arrestuar jane Fatmir Mezini, Ibrahim Cani, Ardit Bakalli, Denis Caveli dhe Nikolin Merko. Burimet e policise kane bere te ditur se, te arrestuarit jane nga Tirana, Elbasani dhe Peqini, nderkohe qe u vune ne pranga ne momentin kur ata kane qene duke shkembyer lenden narkotike. Nga burimet e policise eshte mesuar se, kishte disa dite qe agjentet i ishin vene pas personave te arrestuar, te cilet ishin te dyshuar per trafik te lendeve narkotike, mes qyteteve te vendit, por dhe jashte tij. Droga dyshohet se do te shitej ne kryeqytet dhe se, kishte ardhur nga Maqedonia. Sipas te dhenave, droga do te shitej ne zonat me te njohura te kryeqytetit ku zhvillohet dhe jeta e nates.
Ishte ora 17:45 minuta, kur forca te shumta policie, kane ndaluar nje makine dhe me pas kane ushtruar kontrolle. Informacionet e sakta kane bere qe policia te mos gaboje. Gjate kontrolleve ne ambientet e brendshme te makines, se llojit "Benz", eshte gjetur dhe sasia prej 2 kilograme lende narkotike, qe pas verifikimeve ka rezultuar te jete heroine. Te arrestuarit jane, Ardit Bakalli, 29 vjec nga Elbasani, Nikolin Merko, 37 vjec nga Permeti,
Denis Caveli, 20 vjec nga Tirana, Fatmir Mezini, 19 vjec nga Tirana dhe Ibrahim Cani, 34 vjec nga Peqini. Pas kesaj, personat e dyshuar jane derguar per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku jane marre ne pyetje pergjate gjithe nates ne lidhje me destinacionin e lendes narkotike, nga kishte ardhur dhe ku do te dergohej. Gjate aksionit te mbremjes se djeshme kane marre pjese jo pak, por 35 efektiva policie, me uniforme dhe civile, te cilet kishin bere rrethimin e vendit pasi ishin siguruar se aty do te behej shkembimi i mallit.
Mesohet se, hetimet jane bere ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, ne qytetet e Tiranes, Elbasanit, Peqinit dhe Permetit. Arrestimi i pese personave eshte bere ne flagrance dhe ndaj tyre eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Sipas policise ne "Rrugen e Elbasanit" jane arrestuar tre persona, nderkohe qe dy te tjere jane prangosur ne rrugen "Myslym Shyri".
Artan Cena