E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken presidenti i ekipit ku luan portieri Beqaj

Presidenti i klubit Anorthosis Famagusta, Andreas Panteli dha doreheqjen, ne nje nder momentet me te mire per klubin dhe ekipin qe ai drejtoi, deri nje dite me pare. Anorthosis Famagusta eshte ekipi i pare qipriot qe luan ne ndeshet kualifikuese te grupeve ne "Champions", por ne kulmin e suksesit te klubit, presidenti eshte akuzuar se ka pervetesuar nga klubi nje shume te madhe financiare, ne menyre te paligjshme. Dje mediat qipriote bene te ditur se presidenti i klubit ku luan portieri i ekipit tone, kombetar Arjan Beqaj eshte akuzuar per falsifikim te dokumenteve, duke mundesuar ne kete menyre pervetesimin e paligjshem, te afro 500.000 mije eurove. Akuza e ngritur ndaj tij, pak kohe me pare, nga Keshilli Administrativ i klubit Anorthosis, ka ndikuar qe ai fillimisht te arrestohet dhe me tej ka dhene edhe doreheqjen. Anorthosis do te luaje ndeshjen e fundit te grupeve ne Ligen e Kampioneve, vetem nje jave me vone, ne Greqi. Perballe nenkampioneve helene, Panathinaikosit, Anorthosis do te kerkoje kualifikimin, ne 16 me te mirat e Liges se Kampioneve. Ekipi i Arjan Beqajt do te kualifikohet vetem ne rast fitoreje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›