Kuqezinjte, nen "ethet" e dimrit
Nje pjese e mire e lojtareve te ekipit tone kombetar, ne muajin janar pritet te ndryshojne destinancionin e klubeve. Te paket jane ata lojtare qe e kane te sigurt qendrimin me ekipet ku luajne aktualisht. Vetem kapiteni i perfaqesueses sone, Altin Lala, i cili eshte operuar kohet e fundit, pritet ta mbylle karrieren me klubin e Hanover '96, ku luan prej nje dekade. Ervin Skela pas perfundimit te sezonit, me Enerxhi Kotbus, pritet te rinovoje ose jo kontraten me te. Gjithcka do te jete ne varesi te ecurise se metejshem. Ne Qipro, portieri i Anorthosis Famagusta, Arjan Beqaj dhe mesfushori i Ominias, Klodian Duro, apo portieri i dyte i kombetares, Isli Hidi qe mbron porten e ekipit te Alkit, jane ne kontrate dhe madje konsiderohen lojtare te rendesishem ne radhet e ekipeve te tyre. Pothuajse te gjithe po kalojne momente te mira neper klubet ku luajne. "Ndihem mire me ekipin aktual," - shprehet Klodian Duro. "Kam nje kontrate me te dhe pas perfundimit me duhet te shoh, por aktualisht jam perqendruar te objektivi i klubit." Por nese Duro eshte ne sezonin e tij te pare me Omonian, lojtare te tjere kuqezi kane probleme ose shprehin pakenaqesi, te klubet e tyre. Kristi Vangjeli ndodhet ende ne stol te ekipi i Arisit, per shkak se nuk deshiron te rinovoje nje kontrate me greket. Situata eshte e tille, edhe pse shkelqen me ngjyrat e perfaqesueses sone, Vangjeli qendron ne stol, ne pritje te perfundimit te kontrates, per te bere ndryshimin e nevojshem. Ne France, me Lorik Canen situata eshte e ngjashme, me nje ndryshim qe kosovari nuk pranon te rinovoje kontraten dhe luan, madje eshte lojtari kryesor i formacionit, por edhe kapiteni i Marsejes. Ne muajin janar Cana dhe Olimpik Marseje jane duke shkuar drejt divorcit. Everton ndodhet ne plan te pare dhe kerkon me ngulm sherbimin e tij. Ne Gjermani Edmond Kapllani kerkohet nga Nurenberg. Ne janar, eshte gati edhe Kapllani te largohet para kohe nga Karlsruhe, per shkak se ka luajtur vetem nje ndeshje ne formacionin baze. Edhe Hamdi Salihi ne Austri shpreh deshiren per t'u larguar nga Riedi, ne nje ekip me te forte. Ai ishte ne kontrate edhe gjate ketij sezoni, pasi mund te kishte ikur gjate merkatos se veres.
Arsyet
Nje pjese e mire e kuqezinjve kaluan gjate sezonit te fundit nje periudhe demtimi. Kjo ka qene edhe arsyeja me e forte pse marredheniet mes tyre dhe lojtareve ne fjale jane ftohur ndjeshem, gjate pjeses se pare te ketij sezoni. Por ne ndonje rast tjeter, si me Kapllanin te Karlsruhe, divorci vjen per shkak se sulmuesi nuk ka dhene ate qe pritej.
Te demtuarit
Bogdani te Kievo, Lala te Hanoveri dhe Beqaj te Anorthosis nuk luajne aktualisht, sepse jane te demtuar. Edhe Salihi sapo e ka kapercyer demtimin e tij. Megjithese te demtuar, lojtaret ne fjale, jane nder me te sigurtet se do te qendrojne me ekipet aktuale. Erjon Bogdani do te ndryshoje ambient, ne fund te sezonit, nese qendron Kievo ne Seria A.
5-6 here
Me i larte eshte cmimi i kartonit te Lorik Canes karshi lojtareve te tjere te perfaqesues sone. Everton e kerkon Canen per 12 milione euro, ndersa cmimi per te tjeret nuk shkon me shume se dy ose tre milione euro.
Atje ku sakrifikohet karriera
Per nje oferte me te mire ne vlere financiare disa lojtare te kombetares sone kane humbur disa here mundesine per t'u perfaqesuar ne arenen nderkombetare. Keshtu, per shembull ndodh me lojtaret qe luajne ne Ukraine. Pothuajse te gjithe shqiptaret qe ne perfaqesohen kampionatin ukrainas, kane tentuar disa here te largohen, per te pasur mundesi qe te luajne ne arenen nderkombetare. Por ana financiare i ka penguar, pasi klubet ukrainase ku ata luajne, ndonese nuk jane te niveleve evropiane, afrojne kushte disi te mira financiare. Ekipet e Currit, Dallkut dhe Bulku, binden lojtaret ne fjale, gjate merkatos se veres, qe te qendrojne edhe per kete edicion, kur per ta kishte oferta ne kampionate me te forta.
Numri i kuqezinjve, ne renie
Lojtaret e kombetares sone qe luajne aktualisht ne Greqi nuk jane me te shumte ne numer. Gjate viteve te fundit ka rene ndjeshem numri i lojtareve kuqezi, qe preferohen te luajne ne kampionatin grek. Ne Greqi, aktualisht, nga lojtaret titullare, luan vetem mbrojtesi, Kristi Vangjeli. Te tjeret si alternative kane gjetur kampionatet lindore, ose me sakte, Qipro ka zene vendin e Greqise. Jane disa kuqezinj, si Duro, Beqaj dhe Hidi qe luajne ne Qipro. Pak vite me pare, ne radhet e kombetares sone, pjesa me e madhe e lojtareve vinin nga kampionati helen. Madje ishin protagoniste kryesore, si te ekipet greke, edhe te kombetarja jone. Por pas fitores se madhe te kombetares se Shqiperise ndaj Greqise, ka nisur te bjere edhe numri i tyre.