"Arritje kulmore ne historine e shqiptareve"
Festimeve per shpalljen e Pavaresise se Kosoves i jane bashkuar edhe shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Federata Panshqiptare "VATRA", me qender ne Nju Jork, pershendeti diten e djeshme shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Deklarata per shtyp e cilesoi nje ngjarje kulmore per popullin shqiptar qe prej vitit 28 Nentorit 1912, kur u shpall Pavaresia ne Vlore. "Me ngazellim po perjetojme kete arritje kulmore ne historine e popullit shqiptar, kete ngjarje fatlume. Pershendesim dhe pergezojme te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne ne trojet e tyre ne Ballkan dhe ne cdo ane te botes", thuhet ne deklaraten zyrtare. Nje vleresim i vecante eshte dhene per te renet ne lufte dhe perpjekiet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, per te arritur kete dite. "Ne keto caste gezimi, kujtojme me nderim e mirenjohje atdhetaret e gjithe koheve per perpjekjet e sakrificat e tyre dhe perulemi me respekt te thelle para kujtimit te deshmoreve te kombit. Ne kete dite ngadhenjimi, nuk mund te rrime pa kujtuar figuren e udheheqesit te ndritur te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoven, dhe te shprehin hidherimin qe ai nuk pati fatin te jetoje te shohe te realizuar idealin e tij", citon deklarata e Federates Panshqiptare "Vatra". Ne perfundim drejtuesit e kesaj federate shprehen mirenjohjen ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes per mbeshtetjen vendimtare qe i kane dhene permbushjes se aspiratave te drejta shqiptare.