Maqedonia : Ne nje linje me BE-ne ne rast embargoje
Shqiptaret e Maqedonise nisen mengjesin e djeshem te festonin diten e Pavaresise se Kosoves, nepermjet tubimeve ne rruget e qyteteve qe jane te banuara nga shqiptare. Festime u mbajten edhe ne kryeqytetin maqedonas, Shkup, ku ishin ftuar edhe njerez te njohur te fushes se artit e muzikes dhe me nje program te pasur artistik. Ne te njejten kohe autoritete te shtetit maqedonas deklaruan se vendi do te veproje ne nje hap me vendet e tjera te Bashkimit Europian per rastin e Kosoves se pavarur qe do te mbrojne shtetin me te ri ne Europe ne rast se Serbia vendos embargo ekonomike. Nderkohe qe Partia Demokratike Shqiptare ne maqedoni, pjese e koalicionit qeverises dhe partia opozitare Unioni Demokratik per Integrim kane organizuar se bashku ne kryeqytetin e Shkupit, Tetove dhe Gostivar, tubime ne shesh ne mbeshtetje te shpalljes se Pavaresise. "Dhuna dhe incidentet nuk jane ne te mire te Kosoves dhe pavaresise se saj, ndaj Partia Demokratike e Shqiptareve keshillon qe shqiptaret te qendrojne larg incidenteve dhe te festojne kete dite", thuhet ne deklaraten e DPA-se. Ndersa Ministria e Brendshme e Maqedonise deklaroi se per te gjithe shqiptaret qe deshironin te kalonin drejt Kosoves ne kufi ishin te lire per kete udhetim dhe se do t'i nenshtroheshin kontrolleve formale.