E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kaosi" ne rruge, asnje incident

Nje atmosfere festive ka karakterizuar dje kryeqytetin shqiptar, duke mos shenuar asnje incident, ngjarje te kronikes se zeze apo bllokime te mjeteve nga policia e qarkullimit rrugor. Policia i ka kushtuar vemendje te vecante menaxhimit te trafikut ne hyrje te Tiranes dhe selive te ambasadave te akredituara. Turma njerezish kane dale qe ne oret e para te mengjesit per te festuar se bashku me kosovaret Diten e Pavaresise. Koncerte te ndryshme te ndryshme nga ansamble te ardhura nga qytete te tjera kane perfomuar per qytetaret e shumte, te cilet kane perfituar dhe nga dita pa makina. Epiqendra e festimeve ne kryeqytetin shqiptar ka qene ne sheshin "Skenderbej", ku ishte dhe perqendrimi me i madh. Edhe bizneset kane qene me doreleshuar dhe me cmime me te ulta. Nuk kane munguar dhe koncertet e shumta, si tek Piramida, ne qender te kryeqytetit dhe ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit".
Te gjitha rruget jane bllokuar nga ora 10:00 e mengjesit te djeshem, deri ne oren 18:00 te mbremjes. Gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", shefi i Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes, Krenar Ahmetaj, deklaroi se "gjate dites se sotme (dje), nuk ka pasur asnje incident te padeshirueshem ne rruge. Asnje aksident nuk eshte shenuar dhe asnje makine nuk eshte bllokuar, pasi paralajmerimet e bera qe me pare kane ndihmuar ne ndergjegjesimin e qytetareve". Gjate dites se djeshme ne sherbim ne kryeqytet kane qene shume efektiva policie per te parandaluar ngjarje te pakendshme ne bashkepunim me forcat e rendit ne komisariate. Nderkohe qe ne nje urdher te komunikuar sherbimet kane qene te perforcuara ne nivelin e gatishmerise numer dy dhe do te vazhdojne dhe per tre dite te tjera. Mesohet se sherbime te perforcuara dhe te shpeshta ka pasur ne selite diplomatike te vendeve te ndryshme ne kryeqytet.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›