Shqiptaret, 700 paund per nje bilete
Mediat angleze i kushtuan nje hapsire te vecante dites se shpalljes see Pavaresise se Kosoves. Nderkohe qe ne agjensi te ndryshme udhetimi dhe aeroportin "Heathrou" jane vene re familje shqiptaresh qe ktheheshin drejt Prishtines. Ndersa ne nje prej shesheve qendrore te Londres komuniteti i shqiptareve ka festuar ne rruge me flamuj e thirrje per diten e shenuar. Nuk jane shenuar incidente dhe festimet mesohet se kane nisur qe prej ores 10:00 te mengjesit e deri ne mbremje vone. Shume prej tyre ndiqnin direkt pamjet nga televizori dhe seancen e jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves per deklaraten e Pavaresise. Punonjes te agjencive te biletave jane shprehur se kosovaret kane krijuar radhe te gjata per bileta dhe madje duke paguar deri ne 700 paund. Fatmir Dauti, eshte nje shqiptar i Maqedonise dhe megjithese nuk jeton ne Kosove shprehet se eshte shqiptar dhe i eshte bashkuar festimeve ne Londer se bashku me bashkeatdhetaret e tij. Madje ka patur organizime ne lokale te ndryshme qe kane pronare shqiptare duke festuar me kenge e valle. "Ne jemi shqiptare dhe vellezer dhe nuk kisha si te mos vija ne festime", shprehet Dauti. Ndersa nje tjeter shqiptar, Kadir Ibrahim, ka udhetuar drejt Kosoves dhe konkretisht drejt Vuciternes. "Mezi e prisnim kete dite. Ne tashme jemi te lire", thote ai.