E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tani presim njohjen nderkombetare"

PRISHTINE - Tre udheheqesit kryesore te Republikes se Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci dhe kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi ne konferencen e pare per shtyp si lidere te shtetit me te ri kane bere thirrje per njohje nga te gjitha vendet anetare te Kombeve te Bashkuara. "Tani, mbi te gjitha Kosova ka nevoje per njohje nderkombetare nga secili vend anetar i Kombeve te Bashkuara, ku ky vend do te kete vendin e tij", theksoi Krasniqi. "Pershendetje te gjitheve dhe mire se keni ardhur ne Kosoven e lire dhe te pavarur ne Republiken e Kosoves" iu drejtuar presidenti Sejdiu mijera gazetareve nga mbare bota. Ai tha se Deklarata e Pavaresise eshte bere ne perputhje te plote me vullnetin e shumices dhe rekomandimit te derguarit special te sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Marti Ahtisaari. "Ne e kemi bere kete deklarate ne shpirtin e miqesise dhe te bashkepunimit me te gjithe partneret tane nderkombetare", ka theksuar ai. "Ne deklaraten tone te pavaresise ne kemi shprehur deshiren tone per te ndertuar nje shtet demokratik, sekular dhe shumetnik, qe respekton shtetin ligjor dhe mbron te drejtat, kulturen dhe sigurine e te gjitha komuniteteve tona te ndryshme. Kjo deklarate shpreh gjithashtu vullnetin e popullit tone per te kerkuar nje te ardhme me te mire ne demokraci te komunitetit euroatlantik", ka thene Sejdiu. Kryeministri Thaci ftoi te gjithe qytetaret anembane Kosove, ne vecanti pjesetaret e komunitetit serb, qe te behen pjese aktive e zhvillimit te shtetit te perbashket. "Edhe pas shpalljes se pavaresise ne keto tri ore kam pasur kenaqesine, nderin dhe pergjegjesine te takoj nje pjese te lidershipit serb ne Kosove. Te gjithe jemi zotuar per te vazhduar te punojme bashkerisht per Kosoven tone te re", theksoi Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›