E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, ne delir per Pavaresine

Nente vjet me pare kosovaret u detyruan qe te linin vendin e tyre dhe te strehoheshin ne shtete te ndryshme te Europes, perfshi Shqiperine. Shkak u bene masakrat e ushtrise serbe ne qytete kosovare duke vrare etniket shqiptare, ndersa forcat e NATO-s nderhyne pergjate nje operacioni 78 ditor duke zmbrapsur ushtrine serbe, qe deklaroi terheqjen. Shume prej familjeve kosovare u strehuan ne Britanine e Madhe, Zvicer, Gjermani, Itali, Greqi apo ne SHBA. Por pergjate fundjaves nje pjese e tyre kane prere biletat per t'u rikthyer dhe festuar diten e Pavaresise. Festime ka patur ne Londer, Nju Jork, Berlin, Zyrih, Shkup, Tetove, Podgorice apo ne Athine. Nuk kane munguar deklaratat zyrtare si ajo e Shkupit, qe pervecse mbeshteti festimet mbajti qendrimin njesh me BE-ne per te ndihmuar Kosoven ne rast embargoje nga Serbia. Te rinj me flamuj, kenge e thirrje pro pavaresise, koncerte festive e tubime. Kjo ka qene panorama ne shume qytete te botes ku jetojne e punojne shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›