Arsen Hoxha: Trukimet, një problem i madh
/* */
Dash FRASHËRI - Raporti i UEFA-s për 13 ndeshje të trukuara në Kategorinë Superiore (12 në sezonin 2010-2011 dhe një në edicionin 2011-2012) është nga ngjarjet më të bujshme (por dhe më të turpshme) në historinë e futbollit shqiptar, madje nëse ato do të provoheshin (dhe UEFA beson se ka prova të mjaftueshme për këtë), ato do t’i vinin një njollë (dhe një notë) të turpshme lojës më të dashur në Shqipëri. Gazeta “Telegraf” bisedoi me Arsen Hoxhën, ish-arbitër i FIFA-s për një periudhë 18-vjeçare (1973-1991, mbi 40 ndeshje ndërkombëtare) dhe me përvojë 29-vjeçare në fushat e blerta (1962-1991), aktualisht zëvendëskryetari i Komitetit të Arbitrimit (kryetar është Tahir Kastrati) njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit dhe Meritës në lidhje me çështjen e “nxehtë”.
Zoti Arsen Hoxha, mediat kanë botuar analizën e UEFA-s në lidhje me 13 ndeshje të kampionatit shqiptar, si të dyshuara për fiksim rezultati me qëllim përfitimi financiar. Cili është opinionin juaj, si zvëndëskryetar i Komitetit të Arbitrave?
Të thuash se kjo apo ajo ndeshje është e trukuar duhet të bësh investigime të sakta, të thelluara. Kjo për arsyen e thjeshtë, se do të vendosesh përballë edhe pozicionit të tjetrit. Palët e akuzuara kërkojnë fakte. Personalisht, e kam vështirë të dalë në konkluzione të shpejtuara. E them me bindje të plotë se nuk janë arbitrat, ata që bëhen pjesë e trukimeve. Shumë rrallë, në ndonjë rast të veçantë. Pjesë bëhen klubet, apo marrëveshjet që lidhin ata midis njëra-tjetrës për interesa të vetë klubeve.
Si mund të parandalohen trukimet e mundshme në Shqipëri?
Mekanizmat ekzistojnë. Po të kesh vullnetin e mirë, ato nuk mund të ndodhin kurrë. Dua ta theksoj, se serioziteti dhe angazhimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë dhe mbetet maksimal.
Futbolli shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartën e trukimeve, kur përreth nesh, si në Itali, Maqedoni, Greqi, Kroaci, Serbi, Turqi apo dhe Bosnjë, kanë shpërthyer skandale të bujshme që kanë tronditur seriozisht edhe futbollin e këtyre vendeve?
Përderisa vetë Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, e pranon se ky është shqetësimi më i madh i futbollit në Europë, dhe ndoshta dhe në botë, kjo do të thotë se është një problem shumë i madh. Kam mendimin se është një problem botëror.
FIFA dhe UEFA kanë investuar për të ngritur struktura të posaçme dhe ka investuar në vazhdimësi për të verifikuar dhe parandaluar trukimet e mundshme. Sa ndikojnë kompanitë e basteve në trukimin e ndeshjeve?
Nuk mund të shprehem plotësisht, se për këtë do të më duhej të kisha fakte, por ndoshta kompanitë e basteve, për më tepër ato që operojnë ilegalisht, për hir të fitimeve që ato kërkojnë bëjnë pagesa të larta kundrejt lojtarëve të ndryshëm. Me aq sa kam informacion në botë, këto pagesa janë shumë të larta. Nuk janë pjesë e një futbolli të mirë.
A ka pasur shqetësime nga gjyqtarët, në raportet e tyre në lidhje me ndeshjet?
Nëse do të flas për këtë kohë që unë punoj me gjyqtarët në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk ka pasur shqetësime të tilla. E them me bindje të plotë se arbitrat nuk janë implikuar. Edhe në ato ndeshje që mendohet se ka pasur lëshime. Nuk është pjesa e punës së arbitrit. Nuk ka asnjë rast, që di të them se “X’ arbitër është i implikuar, ashtu nuk di ndonjë rast që gjyqtari të shndërrohet në një protagonist dhe ai të ketë vendosur rezultatin e lojës.
Shpesh herë kemi konstatuar lëshime të skuadrave të caktuara, përballë kundërshtarëve, që konsiderohen si aleatë. A mund të vlerësohen këto si ndeshje të trukuara?
Trukimi apo fiksimi i një rezultati nuk është pjesë e sportit të pastër dhe sigurisht është shqetësuese. Në sport shikuesi shkon për të parë forcën reale të skuadrave dhe duhet të ketë fitues real. Në këto një vit e gjysmë nuk mund të them se nuk ka pasur ndeshje, ku dhe ka pasur lëshime, por ato më shumë kanë qenë të tiparit futbollistik. Lëshime ka pasur edhe në evenimentet më të mëdha botërore apo europiane, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë, që në kampionate botërore janë lënë ndeshje në favor të “X” apo “Y” ekipi, por këto, e theksoj me forcë, nuk janë pjesë e një futbollit të pastër, por e interesave të vogla dhe të një momenti të caktuar.
Flitet shpesh për gabimet njerëzorë të arbitrave, madje të pranuara publikisht edhe prej këtyre të fundit. A ka pasur ndëshkime për ata gjyqtarë?
Po, patjetër. Përderisa vendimet në një ndeshje futbolli nga njerëzit, atëherë të gjithë duhet të pranojmë se ka dhe gabime njerëzore, apo vendime subjektive, të cilat merren në një kohë rekord dhe pozicione jo të përshtatshme. Gabimet do të jenë të pranishme. Qëllimi i Komitetit të Arbitrave është që të risi, shkallën e përgjegjësisë së gjyqtarëve.
Cili është niveli i gjyqtarëve shqiptarë?
Përparimet janë tepër të dukshme. Ju shikoni, së në rast se më përpara ishte shumë e vështirë të fitoje jashtë, tani shumë ndeshje janë fituar nga ekipet udhëtuese. Kjo tregon se përgjegjësia e arbitrave ka qenë maksimale. Por, niveli i lartë i arbitrave nuk mund të vijë me një apo dy vjet. Komiteti i Arbitrave po përgatit një numër shumë të madh gjyqtarësh, por duam disa vjet që të rinjtë të shndërrohen në cilësorë dhe të arbitrojnë në Superligë.
Çfarë efekti dha bojkotimi njëjavor i gjyqtarëve pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Lorenc Jemini në Laç?
Gjithmonë është e drejta e gjithkujt, grupimeve apo shoqatave të ndryshme, që kur gjykon se i shkelet e drejta, dhunohen apo keqtrajtohen , apo gjykojnë se u mohohen të drejtat legjitime është normale që të reagojnë me ato mundësi që u jep ligji apo rregulloret përkatëse. Është një praktikë që aplikohet kudo në botë. Ne besojmë se ajo e ka dhënë efektin për të cilin edhe organizua. Besojmë në reflektimin e klubeve, drejtuesve të tyre, por dhe te tifozët.
Komiteti i Arbitrimit
Në këtë komision bëjnë pjesë tre komisione: i Caktimit të Arbitrave, i Vëzhguesve si dhe Komisioni i Meritës dhe Vlerësimit. Të tre komisione përbëhen nga tre persona. Kryetari i Komitetit të Arbitrave është Tahir Kastrati.
Sistemi elektronik
Delegatët, vëzhguesit e ndeshjeve, gjyqtarët, pra gjithë zyrtarët e ndeshjes do të hedhin online të dhënat mbi ndeshjet, formacionet, zëvendësimet, golat, kartonët, por dhe të gjitha ngjarjet që ndodhin gjatë një takimi.
Arbitrat e FIFA-s
Shqipëria merr pjesë në Europë me tre arbitra (Jemini, Pashaj dhe Jorgji_, gjashtë asistentë, dy vëzhgues të UEFA-s për arbitrat, Plarent Kotherja dhe Sokol Jareci, si dhe me dy delegatë, ku bëjnë pjesë Bujar Kasmi dhe Eduard Prodani.